Programi LEDIB- Financimi i kompanive të vogla dhe të mesme, bujqëve, kooperativave dhe sipërmarrësve nga rrethi i Pçinjës
Lokale

Programi LEDIB- Financimi i kompanive të vogla dhe të mesme, bujqëve, kooperativave dhe sipërmarrësve nga rrethi i Pçinjës

30.Jun.2016 09:30
0
Qeveria e Republikës së Serbisë në fund të vitit 2006, me Mbretërinë e Danimarkës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, me të cilën Republikës së Serbisë përmes realizimit të Programit të Zvillimit Ekonomik Lokal në Ballkan (Program LEDIB), i ofron ndihmë të pakthyeshme financiare.

Për qëllim të realizimi të komponenteve të këtij program – Qasja më e mirë e kredive të favorshme në vlerë prej 15 milionë krunave daneze (rreth dy milion euro), më 24 tetor 2008, është arritur marrëveshja financiare në mes Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Serbisë dhe Bankës Kombëtare të Serbisë.

Mjetet e Programit LEDIB do të jenë në dispozicion deri në fund të vitit 2018.

Objektivi i kredive: Mjetet janë të dedikuara për financimin e projekteve të investimeve dhe mjeteve të punës për kompanitë e vogla dhe të mesme, sipërmarrësve, bujqëve dhe kooperativat me seli në pesë rrethet administrative të jugut të Serbisë – rrethit të Jabllanicës, Pçinjës, Nishavës, Toplicës dhe Pirotit.

Vlera e kreditit individual: deri 50.000 euro në kundër vlerë në dinarë

Shkalla e interesit: për kredit në dinarë pa klauzolën e valutës: shkalla referente BKS + deri 4,0%; për kredit në dinarë me klauzolën e valutës: deri 7,5%

Afati i kreditit: varësisht nga nevojat e klientëve, ndërsa më së voni deri në fund të vitit 2018

Periudha e fillimit të kreditit: deri në një vit

Përodoruesve të zgjedhur mjetet nga Programi i LEDIB-it i plasohen përmes bankave ndërmjetësuese të cekura më poshtë:

- BANCA INTESA (www.bancaintesabeograd.com)
- KOMERCIJALNA BANKA (www.kombank.com)
- PROCREDIT BANKА (www.procreditbank.rs)
- SOCIETE GENERALE BANKA SRBIJA (www.societegenerale.rs)
- UNICREDIT BANK SRBIJA (www.unicreditbank.rs)

Informatat e detajuara në lidhje me vijën kreditore mund të mirren përmes bankave ndërmjetësuese më cekura më lartë, si dhe në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të BKS-ës – Reparti për Kredit Revolving (tel: 011/333-8324, 333-8326, 333-8342).

Iftari i vëllezërve nga Turqia, pushton sheshin e qytetit në Bujanoc (foto&video)
Elvis Naçi pritet nga qindra qytetarë në Preshevë (video e plotë)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration