Jonuz Musliu priti deputetet nga Parlamenti i Kosovës
Lokale

Jonuz Musliu priti deputetet nga Parlamenti i Kosovës

24.Jun.2016 18:36
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu priti në takim një grup deputetesh nga Parlamenti i Republikës së Kosovës udhëhequr nga Blerta Deliu nën përcjelljen e Valdet Sadiku.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e këtij institucioni, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

“Takimi ynë ishte i karkterit informativ ku e njoftuan dhe kërkuam angazhimin e deputeteve në zgjidhjen e problemeve dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presim që në agjendën e ligjëvënësve të Republikës së Kosovës të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë të ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre. Bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në nivele më të larta me rezultate konkrete sa i përket reciprocitet, duke patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqin e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu.

Deputetet e Parlamentit të Kosovës u zotuan që në kuadër të detyrave do të angazhohen edhe për të drejtat e shqiptarëve të kësaj treve.

 Edhe pse disa deputete janë për herë të parë në në këtë rajon shprehën kënaqësinë dhe njëkohësisht nevojën për ngritjen e raporteve mes institucioneve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ndërkaq, shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku theksoi se kjo vizitë është në kuadër të një agjende tashmë të akorduar dhe se janë intensifikuar vizitat dhe angazhimet dhe me këtë ritëm do vazhdojnë edhe më tej.

Vlenë të theksohet se në fund të takimit në shenjë mirënjohje për interesimin dhe kontributin e deputeteve, kryetari Musliu i ndau mirënjohje./Titulli.com/

 

 

Deputetet e parlamentit të Kosovës takuan drejtuesit e komunës së Preshevës dhe Bujanocitm (foto&video)
Tribunë fetare në Preshevë me teologun nga Shqipëria, Elvis Naçi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration