Kapet grupa e organizuar e dilerave të marihuanës, dy të arrestuar nga Tërnoci
Lokale

Kapet grupa e organizuar e dilerave të marihuanës, dy të arrestuar nga Tërnoci

23.Jun.2016 17:57
0
Pjestarët e policisë dhe shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me gjyqin për krim të organizuar në vazhdimësinë e operacionit "Therra" kanë ndaluar zinxhirin e kontrabandimit të marihuanës dhe kanë konfiskuar 16 kilogramë marihuanë duke arrestuar grupën prej 6 antarëve, njofton policia.

Të arrestuarit sipas noftimit të policisë janë A.N. (1971) nga Tërrnoci i Madh, V.A (1968) nga Tërrnoci i Madh, A.A (1972) nga Subotica, B.L (1968) nga Subotica, J.J (1988) nga Knjazhevci dhe S.B (1969) nga Subotica.

Kjo grupë akuzohet për kontrabandim të marihuanës nga janari i vitit 2016 deri me 22 qershor nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës.

Policia të dyshuarit i ka gjetur gjatë shitblerjes rreth 6 kilogram marihuanë në vikendicën në rrethinën e Suboticës, ndërsa me kotrollimin e shtëpisë së S.B kanë gjetur edhe 8 kilogram të tjera të kësaj droge.

Në periudhën e kaluar nga kjo grupë e organizuar janë konfiskuar edhe dy herë nga një kilogram të marihuanës, ndërsa vlera e drogës së gjetur në tregun ilegal kap shifrën prej 20.000 euro.

Gjatë tërë operacionit “Therra” janë konfiskuar 29 kilogram drogë ku janë arrestuar edhe 2 të dyshuar në qytetin e Beogradit. 

Vaksinimi i lopëve të inefktuar mundë të fillojë të Premtën në komunën e Bujanocit
Mijëra shqiptarë të shpërngulur nga Lugina e Preshevës, apel qeverive shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration