Trafo e re Turi-Lluçanë, përforcon energjinë elektrike (foto)
Lokale

Trafo e re Turi-Lluçanë, përforcon energjinë elektrike (foto)

26.Aug.2014 19:46
0
Lagja e re me rreth 20 shtëpi në mes të fshatrave Turi dhe Lluçan të komunës së Bujanocit sot është bërë me trafo të re të energjisë elektrike.

Trafoja 100 kilovatësh e lëshuar sot ka forcuar energjinë, përderisa lëshimin në punë, duke marrë masat e sigurisë, e ka bërë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

 “Lagja e re në mes të fshatit Turi dhe Lluçan nuk do të ketë mo probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Kjo ka qenë një kërkesë e këtyre banorëve e kamotshme sepse me të vërtetë ka pas probleme, përveç që ka pas në amvisëri ka pas problem edhe disa njerëz të cilët kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik. Siç jeni të njoftuar dhe dëshmitar, këtu gravitojnë katër apo pesë kompani private dhe me shtimin në përdorim të këtij trafostacioni besojë se në të ardhmen nuk do të kenë problem”, është shprehur Arifi për televizionin publik të Bujanocit, transmeton Titulli.

Sipas tij qëllimi i vendosjes së kësaj trafoje  është i dyfisht, si furnizimi i qytetarëve me rrymë elektrike por edhe plotësimi i kushteve të zhvillimit ekonomik.

“Unë besojë por edhe nga qytetarët, ata u deklaruan se janë të kënaqur sepse ka qenë një test provë para dy ditëve është lëshuar dhe tensioni I rrymës elektrike d.m.th. mbrrinë 230 voltë. Ka kushtuar 2.9 milionë dinarë pa tvsh, ndërsa me tvsh 3.5 milionë dinarë dhe është në gjendje që pa problem t’i furnizojë në mënyrë kontuele dhe konstante afër 50 ekonomi shtëpiake të kësaj zone të vendbanuar”, tha për RTB-në Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim.

Nga ana tjetër Nurtene Isufi banore e kësaj lagje, njëherit këshilltare në Kuvendin Komunal ka falënderuar pushtetin lokal pasi banorët kanë pasur nevojë për një përforcim të energjisë elektrike.

“Pas shumë kërkesave, pas shumë viteve, rreth rritjes së kapacitetit të energjisë elektrike për këtë lagje, të cilët banorët e kësaj lagje shumë kanë pas problem rreth energjisë elektrike, tani u realizua. Falënderojë pushtetin lokalë që e mundësoi, kjo ka qenë ëndërr e këtyre banorëve”, u shpreh Nurtene Isufi.

Edhe për Mirsad Rashitin, pronarin e kompanisë për prodhimin e mobilieve “Eureka”,  lëshimi në punë i kësaj trafe ka qenë mëse i nevojshëm.

Ai tashmë me përforcimin e energjisë elektrike mund të lëshojë në punë edhe makinat të cilat më parë rrjeti i vjetër nuk ka mund t’i përballojë.

“Me këtë maqinë kemi pas problem, se ka çu struja kurrë, e tash si është ndu centralla është rrymë e fortë edhe s'kemi kurrfarë problemi. Tash e tutje mo skena problemë, punojnë të gjitha”, tha Rashiti.

Punëkryesi në vendosjen e trafës për forcimin e energjisë elektrike ishte kompania “Jug-Elektro” nga Vranja.

Drejtorati për Ndërtim ishte nënshkrues i kontratës me kompaninë nga komuna fqinje./Titulli.com/

Kapen hajnat që vodhën pompën e benzinës dhe turistët në Bujanoc
Zvicër: Familja e viktimës të mërkurën përshëndetet me të dashurin e tyre (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration