Konstituohet Kuvendi Komunal në Preshevë (foto) Nga e majta: Hydajete Hyseni, Ardita Sinani dhe Nezaqete Isahu
Lokale

Konstituohet Kuvendi Komunal në Preshevë (foto)

27.May.2016 14:23
0
Kuvendi komunal i komunës së Preshevës në seancën konstituive ka zgjedhur qeverisjen e re për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar

Këshilltarët votuan për Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit, Nezaqete  Isahu zëvendës/kryetare dhe dhe Hydajete Hyseni sekretare e kuvendit komunal, shkruan Titulli.com.

“Unë si kryetare ju falënderojë të gjithëve që më dhatë besimin për të udhëhequr këtë proces demokratik. Posti nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe do të përpiqem që duke respektuar të gjithë të bëjë punën në mënyrë më të mirë të mundshme", theksoi kryetarja e porsazgjedhur e kuvendit komunal në Preshevë, Ardita Sinani.

Nezaqete Isahu është zgjedhur zëvendëse/kryetare e kuvendit komunal të Preshevës dhe ka përshëndetur  të gjitha ata që kanë përkrahur duke besuar se do të mbajë përgjegjësi për punën e kuvendit.

Masën e ka përshëndetur edhe sekretarja e kuvendit, Hydajete Hyseni e cila është shprehur se do të kërkoj pozitivitet në këtë punë.

“Detyrën e pranova me shumë përgjegjësi , do të mundohem ti përkushtohem profesionalizmit do të jemi e hapur me të gjithë”, theksoi Hyseni.

Gjatë ditës pritet të mbahet edhe seanca e parë e rregullt dhe do të bëhet zgjedhja e kryetarit të komunës së Preshevës./Titulli.com/

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Kuvendit Komunal në Preshevë
Presheva zgjodhi për kryetar Shqiprim Arifin dhe zëvendës/kryetar Xhelal Mehmeti, të dytë nga diaspora
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration