Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Kuvendit Komunal në Preshevë
Lokale

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Kuvendit Komunal në Preshevë

27.May.2016 11:19
0
Këshilltarët komunal me 20 vota kanë zgjedhur Ardita Sinanin, për kryetare të Kuvendit Komunal në Preshevë.

Ardita Sinani, ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë për të udhëhequr këtë proces demokratik.

"E nderuar kryesi e punë të nderuar këshilltarë, duke pas rrespektin për të gjithë, unë si kreytare ju falemnderojë të gjithëve që më dhatë besimin për të udhëhequr këtë proces demokratik. Posti nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe do të përpiqem që duke rrespektuar të gjithë të bëjë punën në mënyrë më të mirë të mundshme", theksoi kryetarja e posazgjedhur e kuvendit komunla në Preshevë, Ardita Sinani, shkruan Tituli.com.

Punimet e seancës së kuvendit komunal po vazhdojnë nën udhëheqjen e kryetares së re Sinani dhe tani pritet zgjedhja e anëtarë tjerë të kuvendit.

Gjatë seancës janë verifikuar mandatat e këshilltarëve komunal për mandatin 4 vjeçar.

Enti Parashkollor "8 Marsi"në Preshevë përfiton donacion me vlerë prej 1 milion e 800 mijë dinarë
Konstituohet Kuvendi Komunal në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration