Enti Parashkollor "8 Marsi"në Preshevë përfiton donacion me vlerë prej 1 milion e 800 mijë dinarë
Lokale

Enti Parashkollor "8 Marsi"në Preshevë përfiton donacion me vlerë prej 1 milion e 800 mijë dinarë

27.May.2016 09:33
0
Në kuadër të aplikimit të projekteve të ndryshme nëpër institucione përkatëse, Enti Parashkollor 8 Marsi në Preshevë pranoi donacionin me vlerë prej 1 milion e 800 mijë dinarë nga Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Serbisë 4 8 4.

Ky donacion është me mjaft i rëndësishëm për këtë institucion arsimor potencoi, Senavere Shaqiri drejtoreshë në këtë institucion parashkollor e cila e falënderoi donatorët me përkrahjen e mjeteve të ndryshme didaktike dedikuar kryesisht këtij enti

Para të pranishmëve fillimisht foli drejtoresha e këtij institucioni arsimor senavere shaqiri. SYNC- Senavere Shaqiri drejtoreshe e Entit parashkollor 8 Marsi

Për Riza Halimin ky donacioni është mjaft i qëlluar dhe i rëndësishëm duke pas parasysh pajisjet më të sofistikuara.

Fadil Azizi, kryeshef i Veprimtarisë Shoqërore i cili i përshëndeti donatorët me ndarjen e këtyre pajisjeve për fëmijë.

Ndërkaq Mihajlo Çolak koordinatori i programit theksoi se është një falënderim i veçantë për ju që patët mirëkuptimin ndaj refugjatëve që ishin këtu.

 “Ky institucion ka përfituar nga ky donacion mjete të ndryshme didaktike për fëmijët, video projektor, dy kompjuter llap top, tepih për dhoma pune, fshesë elektrike si dhe lodra të ndryshme për fëmijë. Urojë ti gëzoni këto lodra madje potencoi edhe mikpritjen e refugjatëve të kësaj grupmoshe”, theksoi Vladimir Petronijeviq përfaqësues  nga Fondi për Shoqëri të Hapur./A.Saqipi-Titulli.com/

Presheva zgjedh qeverisjen e re komunale
Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Kuvendit Komunal në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration