3.6 milionë dinarë për asfaltimin e 180 metrave në lagjen Karakaçka
Lokale

3.6 milionë dinarë për asfaltimin e 180 metrave në lagjen Karakaçka

20.Aug.2014 22:28
0
Kompania preshevare "Saba Bellça" asfaltoi edhe një rrugë në Bujanoc, në lagjen Karakaçka në afërsi të tregut të këtij qyteti.

Siç informoi sot televizioni publik i Bujanocit, rruga në afërsi të ndërtesës në lagjen Karakaçka është asfaltuar me një gjatësi prej 180 metrash dhe gjërësi prej katër metrash duke kushtuar buxhetit të kësaj komune hiç më pak se 3.6 milionë dinarë.

Goran Joviq, inxhinier i ndërtimtarisë dhe bashkëpunëtor për çështje infrastrukturore pranë ndërmarrjes publike Drejtorati për Ndërtim në Bujanoc ka dhënë detaje rreth asfaltimit të kësaj rruge.

“Kjo është faza finale e punimeve në asfaltimin e rrugës qarkore në lagjen Karakaçka në Bujanoc. Vlera e këtyre punimeve është 3.6 milionë dinarë ndërsa punëkryes është kompania ‘Saba Bellça’ nga Presheva, kurse mbikëqyrës nga Drejtorati ka qenë shërbimi profesional. Gjatësia e përgjithshme e kësaj rruge është 180 metra kurse gjerësia katër metra, ndërsa janë bërë edhe dy hapësira me nga 150 metra katrorë për parkimin e veturave”, është shprehu për RTB-në Joviq, transmeton Titulli.

Nga ana tjetër përgjegjësi për këto ndërtesa në lagjen Karakaçka, Nenad Zafiroviq, thekson se asfaltimi i kësaj rruge lehtëson jetën e banorëve.

“Pas njëzet viteve më në fund e kemi përjetuar asfaltimin e rrugës në lagjen tonë. Si kryetar i këshillit të kësaj ndërtese për ne kjo është një ditë e lumtur dhe në masë të madhe do të na lehtësojë jetën. Kjo është vetëm një pjesë pasi kemi akoma kërkesa”, është shprehur Zafiroviq.

Ndërtesat në lagjen Karakaçka janë ngritur në vitin 1992, ndërsa në to ekzistojnë 72 banesa në të cilat jetojnë rreth 400 banorë./Titulli.com/

KKSH: Studentët në Shqipëri regjistrohen individualisht, pushtetet lokale po manipulojnë me lista
Medvegjë: Reagon kabineti i zëvendëskryetarit lidhur me shkrimet në mediat serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration