Kosova i privilegjon, Serbia i diskriminon (Video)
Lokale

Kosova i privilegjon, Serbia i diskriminon (Video)

14.Feb.2016 14:46
0
Nxënësit serbë në Kosovë vazhdojnë të mësojnë me planprogram të Serbisë përderisa nxënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës qe disa muaj u janë bllokuar librat e dhuruara nga Qeveria e Kosovës

je këto ditë nxënësit e shkollave serbe në Kosovë janë në pushim dimëror njëjtë si në Serbi, ndonëse pushimi dimëror në shkollat e vendit ka kohë që ka përfunduar.

Gazeta “Zëri” i ka vizituar dy nga shkollat ku mësojnë nxënësit e komunitetit serb, një në fshatin Palaj dhe një në fshatin Plementin të Obiliqit, por ato kanë qenë të mbyllura të premten.

Agim Spahiu, drejtor Komunal për Arsim në Obiliq, konfirmon për gazetën se pushimi dimëror nëpër shkollat ku mëson komuniteti serb në këtë komunë ka nisur tani.

“Pushimin po e mbajnë sipas sistemit arsimor të shtetit serb”.

Pagat e dyfishta

Në komunën e Obiliqit janë në përbërje të sistemit katër objekte shkollore në të cilat mësimin e zhvillon komuniteti serb.

Spahiu thotë se afërsisht e vijojnë shkollën rreth 400 nxënës, megjithëse numri i tyre, sipas tij, ndryshon sepse edhe shënimet nuk i japin të sakta institucionet arsimore të komunitetit serb.

Spahiu thotë se shkollat ku mëson komuniteti serb i përgjigjen Komunës vetëm në aspektin e infrastrukturës, kurse në aspektin e planprogramit nuk kanë komunikim.

VIDEO

Shqiptarët e Sirisë, sot refugjatë në Preshevë
FR i UDSH-së me udhëheqësi të re (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration