Turqit nuk blejnë Jumkon, vijnë të punojnë! Foto: okradio.rs
Lokale

Turqit nuk blejnë Jumkon, vijnë të punojnë!

12.Feb.2016 12:45
0
Interesimi i kompanisë turke "Veiko" për të ardhur në "Jumko" të Vranjës nuk ka lidhje me privatizimin e kësaj kompanie, ka thënë Branislav Popoviq, kryetar i Këshillit mbikëqyrës të kësaj kompanie, njofton OK radio, transmeton Titulli.com.

Sipas fjalëve të tij, për blerjen e “Jumkos” nga shteti natyrisht që janë të interesuara edhe disa kompani tekstili nga Turqia, por “Veiko” vetëm do të shfrytëzojë repartet e “Jumkos” sipas sistemit të huazimit të hapësirave.

“Hapësira në ‘Jumko’ për ardhjen e turqve është ndarë dhe kjo nuk ka lidhje me privatizimin. Janë ndarë 45.000 meta katrorë, dhe kjo tani është nën kompetenca të Ministrisë së ekonomisë. Ata do të duhej të vinin, por kur vijnë, nuk e di saktë”, ka thënë Popoviq.

“Siç jemi të informuar, ata në dy muajt e fundit kanë regjistruar firmën në Serbi, ndërsa ne kemi përfunduar procedurat që kanë të bëjnë me Zonën e lirë tregtare”, ka shpjeguar ai.

Në repartet e Jumkos, kompania turke do të merret me qepje të konfeksionit të modës./okradio.rs/ 

Rrezikohet mbijetesa e 250 familjeve të Bujanocit dhe Preshevës (video&foto)
Librat shqip, KKSH fton për protestë në terminalin doganor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration