Çka nëse mbyllen kufijtë dhe kampet e refugjatëve
Lokale

Çka nëse mbyllen kufijtë dhe kampet e refugjatëve

11.Feb.2016 14:42
0
Serbia është duke u përgatitur për krizën që do të shkaktojë mbyllja e kufijve për refugjatët që shkojnë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Në Preshevë është rritur numri i refugjatëve dhe këto ditë në territorin e kësaj komune nga Maqedonia hyjnë rreth 2.500 refugjatë në ditë.

Nëse vjen deri tek mbyllja e kufijve, Serbia ka kapacitete që përkohësisht të akomodojë aq refugjatë sa hyjnë për dy apo tre ditë, kanë thënë në Komisariatin për refugjatë për gazetën “Danas”, transmeton Titulli.com.
Deri tek numri për akomodim të 6.000 refugjatëve është ardhur në bazë të të dhënave mbi kalimin mesatar të emigrantëve, kanë thënë në Komisariat.

Në Serbi do të ekzistojnë 17 qendra tranzit për emigrantë, ndërsa qendrat që tanimëm und të pranojnë refugjatë janë në Aleksinac, Tutin, Beograd, Preshevë dhe Suboticë, e përveç tyre ekzistojnë edhe pesë qendra për akomodim të azilkërkuesve – Krnjaça, Sjenica, Tutini, Bogovadja dhe Banja Koviljaça.
Siç kanë theksuar ata, “qendrat janë të dedikuara për pranimin dhe akomodimin urgjent të refugjatëve, por nuk bëhet fjalë për mbajtje, por është fjala për qendra tranzit”.

Në Komisariat kanë shpjeguar që për qendrat tranzit do të shfrytëzohen objektet e zbrazët – ish fabrika, motele që nuk janë në përdorim, ish spitale, kooperativa të braktisura dhe ish qendra kolektive./Titulli.com/

Musliu në listën e zezë të SHBA-ve, ai thotë se nuk e ka këtë informacion
Deputeti kërkon llogari nga qeveria për mos hapjen e kufirit në Miratoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration