Prodhuesit e duhanit nëpërmjet peticionit kërkojnë ndihmë nga qeveria
Lokale

Prodhuesit e duhanit nëpërmjet peticionit kërkojnë ndihmë nga qeveria

10.Feb.2016 19:05
0
Pas paralajmërimeve të kompanisë "Alliance One Tobacco" për të ndërprerë blerjen e duhanit të prodhuar në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, 280 prodhues që kanë pasur kontrata me këtë kompani deri në këtë vit, do të kërkojnë ndihmë nga qeveria e Serbisë të zgjidhur këtë çështje, raporton Titulli.com.

Rreth 100 prodhues të duhanit nga Bujanoci dhe Presheva janë mbledhur sot në Tërnoc për të nisur me nënshkrimin e peticionit, me anë të të cilit do t’i drejtohen qeverisë së Serbisë, respektivisht kryeministrit Aleksandar Vuçiq.

Nënshkrimi i peticionit të nisur sot do të vazhdojë ditëve në vijim, ndërsa organizatorët theksuan që sa më shpejtë duhet të realizohet e t’i dërgohet qeverisë.

Prodhuesit e duhanit kërkojnë nga kryeministri që të angazhohet personalisht për të bindur përfaqësuesit e kompanisë multinacionale “Alliance One Tobacco” që të vazhdojnë të blejnë duhanin e prodhuar në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, njofton Titulli.

Kompania “Alliance One Tobacco” është e pranishme në rajon prej vitit 2005 dhe nëpërmjet Industrisë së Duhanit në Bujanoc ka blerë duhanin e tipit “jaka oriental” që kultivohet në territorin e komunave Bujanoc dhe Preshevë.

Në listën prej 280 prodhuesve të duhanit, shumica janë nga komuna e Bujanocit, pastaj nga komuna e Preshevës, ndërsa 30 prodhues janë nga komuna e Nishit.

Prodhuesit që morën pjesë në takim thanë se mbijetesën e familjeve të tyre e kanë siguruar nga prodhimi i duhanit, e nëse kjo punë i ndalet, atëherë do të gjenden në një situatë shumë të vështirë për ekzistencë.

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Shaip Kamberi, i cili tha se do të mundohet me të gjithë mundësitë të ndihmojë prodhuesit e duhanit lidhur me këtë problematikë.

“Nëse qeveria ka lejuar një kompania të huaj që vijë të punojë në Serbi, atëherë duhet të detyrojë këtë komani të plotësojë kushtet. Mendojmë që hapi i parë është peticioni dhe nënshkrimi i gjithë juve që e keni ekzistencën nga kjo punë, është shumë me peshë”, tha deputeti Kamberi.

Komuna e Bujanocit, në veçanti fshati Tërnoc tradicionalisht janë marrë me prodhimin e duhanit dhe kanë siguruar ekzistencën e familjeve të tyre me kultivimin e kësaj bime industriale.

Rreth 70 për qind të bujqësisë në këtë komunë bazohet në prodhimin e duhanit, u tha në takimin e sotëm në Tërnoc./Titulli.com/

Padrejtësitë ndaj shqiptarëve, temë diskutimi me zyrtarin e SHBA-së
Konferencë në Holandë për çështjen çame, pjesëmarrëse edhe Lugina (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration