Reciprociteti i munguar në arsim, tekstet shqip në Luginë dhe tekstet e Serbisë në Kosovë
Lokale

Reciprociteti i munguar në arsim, tekstet shqip në Luginë dhe tekstet e Serbisë në Kosovë

10.Feb.2016 12:13
0
Në Kosovë funksionon sistemi paralel i arsimit me të cilin fëmijët e komunitetit serb po mësohen keq nga tekstet që vijnë nga Serbia, derisa shqiptarët e Luginës së Preshevës po diskriminohen dhe nuk kanë të drejtë të shkollimit e punësimit me diploma shqip, u tha në tryezën me temë reciprociteti në arsim Kosovë-Serbi, njofton portal lajmi.net, ransmeton Titulli.com.

Në këtë debat të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte i pranishëm edhe deputeti shqiptar më parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe përfaqësues tjerë nga Lugina e Preshevës.

Deputeti Shaip Kamberi, shprehu si shqetësim mungesën e teksteve shqip në Luginë, derisa tha se furnizimi me tekste nga Kosova në Luginë të Preshevës i paraparë me marrëveshje të para 5 muajve po shihet se ka një vështirësi të pakalueshme dhe tekstet nuk po mund të arrijnë në duart e fëmijëve.

“Ka qenë kërkesë e jona që të furnizohemi me tekste në shqip sepse shkollat tona po punojnë me tekste që në disa raste vijnë nga koha e Millosheviqit”, tha Shaip Kamberi.

Mytahir Haskukaj, deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, tha se negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk janë duke i zgjidhur problemet as të Kosovës me tekste të Serbisë, e as të shqiptarëve të Preshevës me tekste të Kosovës por janë duke krijuar më shumë probleme.

“Sistemi paralel i Beogradit me aftësi në Kosovë nuk është realizim i të drejtave minoritare siç flitet por realizimi i qëllimeve të Serbisë në Kosovë. Këtu problemi qëndron në faktin se një pjesë e popullatës mëson që të edukohet në mënyrë armiqësore ndaj shtetit në të cilin jeton dhe ndaj fqinjëve të vet” tha Haskukaj.

Kurse, Ismajl Kurteshi nga VV tha se librat shqip në Luginë të Preshevës po ndalohen, derisa protestat e organizuara atje për këtë çështje po hasin në vesh të shurdhër.

“Pavarësisht nga kjo marrëveshje, 100 mijë libra të dërguara nga Kosova në Serbi tanimë u bënë 6 muaj që po mbahen nëpër depo por nuk po shfrytëzohen nga nxënësit që janë mbi 10 mijë nxënës të cilëve u janë dedikuar ato libra” ka deklaruar ai.

Kurteshi ka thënë se negociatat në Bruksel me Serbinë pa e përfshirë Luginën e Preshevës duhet të ndërpriten./Titulli.com/

"Zgjedhjet amerikane" në Bujanoc
Medvegja me mungesë të nëpunësve komunal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration