Shkolla e parë shqipe në Preshevë sot mbushi 71 vjet Objekti i shkollës në Preshevë
Lokale

Shkolla e parë shqipe në Preshevë sot mbushi 71 vjet

07.Feb.2016 10:30
0
Sot, me 7 shkurt 2016 mbushen 71 vjet te Shkolles se Pare Shqipe, te hapur zyrtarisht dhe solemnisht ne Presheve, te Vila Letafet, ku qytetareve, mesuesve dhe nxenesve te ardhshem te kesaj shkolle u foli Abdulla Krashnica, sekretar i komitetit te Rrethit te Presheves. Urojme te na hapen edhe shkolla dhe fakultete ne te ardhmen.

Para Luftës së Dytë Botërore, Preshevën e karakterizon prarambeturia e përgjithëshme arsimore dhe përqindja e madhe e popullatës analfabete. E gjithë kjo ishte rezultat i sundimit Otoman e më vonë i sundimit të Mbretërisë Serbe dhe Serbëve si dhe në ish-Jugosllavi, të cilët, jo vetëm që nuk lejonin shkollimin e Shqiptarëve, por donin asimilimin e tyre në turqë apo jugosllavë.

Në territorin e Luginës së Preshevës u hapën shkolla serbë dedikuar fëmijëve shqiptarë. Në Bujanoc qysh në vitin 1867 ka ekzistuar një shkollë serbe, një e tillë, dhjetë vjet më vonë u hap edhe në Banjë të Sijarinës. Mësimi në këto shkolla zhvillohet vetëm në gjuhën serbe.

Në vitin 1892, në Preshevë kanë mësuar në “Ruzhdie” 51 nxënës, në “Iptidaie” 103 nxënës, prej të cilëve 32 ishin femra dhe në “Sibiane” 41 nxënës.

Shkollat turke në Luginë të Preshevës pushojnë së punuari më 1912, kur Lugina pushtohet nga ushtria serbe. Pra, nga viti 1914 hapen vetëm shkolla serbe. Mësimi në shkolla kryesisht zhvillohet nëpër shtëpi private, nëpër xhami apo vende “Vakufe”.
Deri më vitin 1945, në Preshevë punuan 6 shkolla fillore katërklasëshe në gjuhën serbe, me 7 punëtorë arsimorë dhe rreth 150 nxënës. Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, edhepse popullata ishte shumicë shqiptare.

Shkolla e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet më 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Vila Letafet” pronë e Abdulla Haxhi Veliut. Mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.

Hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë bëhet në mënyrë zyrtare dhe solemnisht, ku fjalën e rastit për rëndësinë e shkollës në gjuhën amtare e mbajti Abdullah Krashnica, sekretar i Komitetit të Preshevës.
Të theksojmë se shkollimi shqip në komunën e Preshevës filloi 5 shkurt 1945 në fshatin Raincë, me mësuesin e parë Fehmi Salihu nga Përlepnica e Gjilanit dhe me preferimet e Abdullah Krashnicës.

Vila Letafet, pronë e Abdulla Haxhi Velisë, nga Presheva, ish tregtar dhe atdhetar i devotshëm, një ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar
në Shkup. Vila Letafet e mban emrin e vajzës së madhe të Abdulla Veliut.

Pas LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha vendbanimet e mëdha. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këto shkolla mungonte kuadri i kualifikuat mësimor, por edhe përfshirja e nxënësvë ishte e vogël, sidomos e fëmijëve shqiptarë.

Në vitin 1948/49 hapet klasa e pestë e shkollës fillore, si klasë e parë e Gjimnazit të Ulët, e cila më vonë ngritet në shkollë të parë fillore tetëvjeçare. Gjatë vitit shkollor 1962/63 u hapën edhe 4 shkolla fillore : në Miratoc, Caravajkë, Raincë dhe Strezoc. Më vonë hapën edhe shkollat fillore në Leran dhe Corroticë.

Në Bujanoc hapen shkollat në Tërnoc, Bilaç, Lluçan, Muhoc dhe Zarbincë, ndërsa në Medvegjë, në Sijarinë dhe Tupallë.
Medreseja e Preshevës punoi deri më 1947. Në atë kohë, njëri prej pishtarëve arsimorë në Luginë të Preshevës ishte Hafëz Alia(Ali Ahmeti), i lindur më 1856 në Preshevë, ndërsa vdiq më 1952. Shërbeu dy herë në Prizren dhe ishte drejtor i Normales së Prizrenit në gjuhën turke.

Arsimi i mesëm në Preshevë fillon me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq” të Vranjës, më 1961, i cili në atë kohë pati 112 nxënës, me 3 paralele dhe 8 profesorë nga Vranja në gjuhën serbe dhe 4 mësimdhënës nga Presheva në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1964/65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe sot. Mirëpo, më 1989 Gjimnazi merr emrin “25 Maj” përshkak të lëvizjene antishqiptare që ndodhin në atë kohë në Kosovë, por edhe në Preshevë.Pas demonstratave të vitit 1981, rinia dhe shkolla shqipe përjetuan dhunë të paparë nga pushteti i ish-Jugosllavisë. Kështu, në luftën kundër indokrinimit të rinisë shqiptare, Gjimnazin e kualifikuan qendër e nacionalizmit shqiptar. Gjatë vitit shkollor 1989/90, kur erdhi reforma e re shkollore në ish-Jugosllavi, në Preshevë, nga Qendra arsimore u themeluan Gjimnazi dhe Shkolla e Mesme Teknike. Arsimi i mesëm në Bujanoc filloi në vitin shkollor 1968/69, kur u hapën paralelet e para të Gjimnazit të Preshevës, në fshatin Tërnoc. Më vitin shkollor 1973./74 u themelua Gjimnazi dhe kaloi me punë në Bujanoc. Më vitin 1974 shkolla mori emrin e dëshmorit “Sezai Surroi” të cilin e mban edhe sot.

Pas marrjes së Autonomisë së Kosovës nga Serbia, më 1989 dhe masave të dhunëshme në shkollat e Luginës së Preshevës pati kërkesa që shkollat shqipe të punojnë ilegalisht sikur shkollat shqipe në Kosovë, jashtë sistemir arsimor dhe ndikimit të pushtetit serb. Mirëpo, prap fal arsyeshmërisë së liderëve partiakë të Luginës dhe kushteve specifike të shkollës shqipe në Luginë si dhe në përgjithësi të kushteve politike dhe ekonomike të shkollës shqipe erdhëm në përfundim se më mirë, me gjithë peripecitë, masat e dhunshme, keqtrajtimet e shkollës shqipe, përjashtimin e kuadrit më të mirë arsimor në Luginë, të vazhdohet mësimi në shkolla të rregullta, se ato nuk ishin pronë e Shqiqptarëve dhe me çdo kusht të luftohet që ato të qeverisen nga Shqiptarët.

EDHE DISA TË DHËNA PËR SHKOLLËN E PARË SHQIPE NË PRESHEVË

Shkolla e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet më 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Vila Letafet” pronë e Abdulla Haxhi Veliut. Mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.
Hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë bëhet në mënyrë zyrtare dhe solemnisht, ku fjalën e rastit për rëndësinë e shkollës në gjuhën amtare e mbajti Abdullah Krashnica, sekretar i Komitetit të Preshevës.

Po i japim fjalët e mësuesit të parë Hilmi Qerimi dhe arsimdashësit të ndjerë Adem Ahmeti:
Në bazë të mendimeve të shumë mësuesve të moshuar e më vonë edhe të pjesëmarrësve të Luftës së Dytë Botërore (LDB), preshevari Abdullah Krashnica lujati rolin vendimtar në hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, duke filluar në Preshevë, për të vazhduar edhe në vendbanime tjera shqiptare të këtyre trevave. 

Natyrisht, Abdullahu kishte shfrytëzuar ndikimin e tij te njerëzit në atë kohë, të cilët në radhë të parë ishin mësues, por që punonin në vise tjera. 

Abdullahu erdhi në Gjilan. Unë atje punoja si mësues prej një kohe të gjatë. Më ofroi që menjëherë të kthehesha në Preshevë dhe ashtu bëra. Kështu, në shkurt të vitit 1945-së, hapëm shkollën e parë fillore katërklasëshe në gjuhën shqipe në Preshevë. Objektin e shkollës na e liroi preshevari Abdullah Veliu në të dalë të qytetit të Preshevës në magjistralen që lidh këtë qytet me Gjilanin në Kosovë – kështu kujton Hilimi Qerimi, mësuesi i parë në shkollën fillore në Preshevë. 

Mirëpo, ka edhe detaje tjera që janë të lidhura me hapjen e shkollës së parë shqipe, është vendosja e flamurit kombëtar në ndërtesën e kësaj shkolle që edhe sot quhet vila “Letafet”. Adem Ahmeti, njëri prej mësuesve të parë në komunë të Preshevës, sqaron: “Abdullah Krashnica, luftëtari, trimi, patrioti shqiptar i kësaj ane në vitin 1945-së ndihmoi në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Preshevë. Në mitingun inaugurues ishte i pari që foli për rëndësinë e hapjes së shkollave në gjuhën amtare. Edhe sot e përfytyroj atë miting, mbaj mend fjalët që u thanë aty dhe kur për herë të parë valëvitej flamuri ynë kombëtar në vilën “Letafet”. Ishte ky një fillim i mbarë i arsimit shqip në Preshevë dhe kjo kishte një rëndësi të madhe, sepse deri në atë kohë nxënësit shqiptarë kishin vijuar mësimin në gjuhën turke dhe gjuhën serbe.

Të theksojmë se shkollimi shqip në komunën e Preshevës filloi 5 shkurt 1945 në fshatin Raincë, me mësuesin e parë Fehmi Salihu nga Përlepnica e Gjilanit dhe me preferimet e Abdullah Krashnicës.

Këtë e dëshmojnë Mulla Xhemal Musliu dhe Ruzhdi Ymeri nga Rainca, nxënës të klasës së parë të kësaj shkolle në vitin 1945, të cilët më 5 shkurt 2015 e vizituan Shkollën fillore në Raincë, e uruan drejtorin Shukri Ymeri për Ditën e shkollës dhe evokuan kujtime për këtë ditë.

Ndërsa sipas raporteve shkollore të gjetura në Arkivin e Vranjës, të shkruara në Monografinë e Arsimit fillor në komunën e Preshevës 1945-1995, shkruan se Shkolla e parë në Raincë u hap më 6 shkurt 1945.
Pastaj, në fletoren e historikut të Shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Raincë shkruan se solemniteti për ditën e shkollës u organizua më 10 shkurt.

Përgatitur nga: Xhemaledin Salihu-Preshevë

Revista letrare "Qëndresa" së shpejti në duar të lexuesve...
PDK do të angazhohet për zhbllokim të situatës politike në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration