Revista letrare "Qëndresa" së shpejti në duar të lexuesve...
Lokale

Revista letrare "Qëndresa" së shpejti në duar të lexuesve...

07.Feb.2016 08:38
0
Doli nga shtypi numri i gjashtë i revistës letrare "Qëndresa", nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" Preshevë.

Sipas themeluesit dhe kryeredaktorit të revistës, shkrimtarit Bilall Maliqi, revista është gjithpërfshirëse. 

“Revista letrare “Qëndresa” është revistë vjetore dhe del në vigjilje të Referendumit për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkangjitje Kosovës dhe është gjithpërfshirëse”, tha ai. 

Ai më tej shtoi se brenda revistës ka shkrime të lloj-llojshme, të cilat e bëjnë revistën atraktive për lexim. 

“ Brenda revistës lexuesi mund të gjejë një larushi të shkrimeve duke filluar me poezi, prozë, fragment drame, studime dhe kritika, intervista, poezi nga letërsia botërore dhe aforizma “, potencoi Maliqi. 

Gjithnjë sipas tij revista është gjithpërfshirëse sa i përket shkrimeve  të autorëve. 

“Materiali që e përthekon revistën është i një game të gjerë, por kjo revistë nuk ka vetëm prezantim të krijueve lokal, porse ka poet nga vise të ndryshme shqiptare, gjë që revista e merr karakterin e një reviste serioze letrare “ tha Maliqi.

Poashtu publikisht kryeredaktori dhe themeluesi i revistës Bilall Maliqi, në emër të redaksisë dhe në emër të lexuesve të kësaj reviste e falënderoi donatorin kryesor të këtij numri dhe të katër numrave të ardhshëm Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, dashamirë i kulturës, atdhetar dhe veprimtari i njohur në rrafshin kombëtar, për këtë ndihmë materiale për Qëndresën e cila falë donatorëve të tillë mbijeton dhe ka jetëgjatësi.

Filmi i regjisorit nga Bujanoci "Romancë e hidhur", u shfaq edhe në Winterthur të Zvicrës
Shkolla e parë shqipe në Preshevë sot mbushi 71 vjet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration