Halimi: Sporti në gjendje të vështirë në Luginën e Preshevës
Lokale

Halimi: Sporti në gjendje të vështirë në Luginën e Preshevës

05.Feb.2016 23:36
0
Në debatin e zhvilluar për ligjin për sportin në Kuvendin e Republikës së Serbisë, deputeti popullor Riza Halimi e paraqiti gjendjen shumë të vështirë në fushën e sportit në Luginën e Preshevës e posaçërisht në komunën e Preshevës.

"Në ilustrimin e gjendjes aktuale katastrofale në sport deputeti në këtë rast theksoi se gjer sa ekipi fudbollistik i Preshevës edhe para 80 viteve kishte garuar në nivel të zonës së Nishit, tash vetwm dy-tri ekipe të komunës së Preshevës garojnë vetëm në rangun më të ultë në rrethin e Pçinjës", theksoi Halimi.

Sipas tij komuna e Preshevës jo që është e vetmja komunë që nuk ka hallë sportive por aktualisht s`ka asnjë rast në botë si rasti i kësaj komune, me mbi 30mijë banorë që të ketë vetëm një teren për fudboll në Bukuroc edhe atë të parrethuar, sepse as pushteti lokal, as Trupi Koordinues e as Ministria e Sportit nuk po i sigurojnë as mjetet minimale funksionale për këtë dedikim.

"Të gjitha këto organe shtetërore vite me rradhë nuk kanë dhënë as një dinarë, që të rregullohet parketi i dëmtuar në sallën e edukatës fizike në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” edhe pse seriozisht është duke u rrezikuar shëndeti i 1700 nxënësve të kësaj shkolle. Gjithashtu nuk ka interesim as minimal të sigurohen paisjet e domosdoshme për punën normale në sallat e edukatës fizike në shkollat tjera", tha Halimi.

Në fund deputeti Halimi kërkoi nga Ministria e Sportit që urgjentisht të angazhohet në zgjidhjen e problemeve shumë të rënda me të cilët po ballafaqohen të rinjtë në Preshevë, si dhe në tërësi në Luginë të Preshevës.

Nga kufiri serb, Asambleja parlamentare e OSBE-së fton për më shumë veprim për krizën e migrantëve
Çmendet kuvendi në Bujanoc, nuk votohet "Sheshi Skënderbeu" !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration