Nga kufiri serb, Asambleja parlamentare e OSBE-së fton për më shumë veprim për krizën e migrantëve Foto: oscepa.org
Lokale

Nga kufiri serb, Asambleja parlamentare e OSBE-së fton për më shumë veprim për krizën e migrantëve

05.Feb.2016 15:48
0
Qytetarët dhe zyrtarët e Serbisë kanë bërë punë të shkëlqyeshme që vlen të respektohet, ka thënë Izabel Santos, kryesuese e Komitetit për demokraci dhe të drejta të njeriut pranë Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së.

“Qytetarët dhe zyrtarët e Serbisë kanë bërë punë të shkëlqyeshme për t’u respektuar, duke përfshirë qëndrimin e tyre humanitar, zbatimin e regjistrit biometrik dhe përgatitjen e objekteve”, ka deklaruar Santos gjatë vizitës së qendrave të pranimit dhe regjistrimit të refugjatëve në Miratoc dhe Preshevë.

“Serbia, si edhe vendet tjera të shumta, duhet të jenë pjesë e përgjigjes së koordinuar evropiane. Kjo përgjigje duhet të bazohet në ndarjen e përgjegjësive, heqjen e rrethojave e mureve dhe kanaleve ilegale për migrim”, ka thënë Santos, thuhet në një komunikatë të AP të OSBE-së, raporton Titulli.com.

Anëtarët e Komitetit për demokraci, të drejta të njeriut dhe çështje humanitare të AP të OSBE-së kanë biseduar me refugjatët, me punëtorët humanitar, me zyrtarët e qendrave të pranimit të refugjatëve në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, dhe me përfaqësuesit e organizatave të ndryshme humanitare, si UNHCR, IOM dhe Kryqi i Kuq.

Gjatë vizitës në Serbi delegacioni, në të cilin ishte edhe nënkryetarja e komitetit Ivana Dabesova nga Çekia dh përfaqësuesi special i AP të OSBE-së për çështje ndërkufitare, Ignacio Sançez, u pri edhe nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë Gordana Çomiq.

Në këtë delegacion ishte edhe ish shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Roberto Montella, i cili prej një janarit mban postin e sekretarit të përgjithshëm të AP të OSBE-së, me seli në Kopenhagë./Titulli.com/

Vulin: Për dy të punësuar kthehen 75 për qind të tatimit
Halimi: Sporti në gjendje të vështirë në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration