Vulin: Për dy të punësuar kthehen 75 për qind të tatimit Vulin gjatë një vizite në Bujanoc
Lokale

Vulin: Për dy të punësuar kthehen 75 për qind të tatimit

05.Feb.2016 15:09
0
Prej fillimit të këtij viti deri në fund të vitit 2017, qeveria e Serbisë do të ofrojë lehtësira për ndërmarrjet e vogla dhe të ashtuquajturat "mikro" ndërmarrjet.

“Ndërmarrësit, mikro ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat prej një janarit 2016 punësojnë së paku dy punëtorë, përfitojnë të drejtën në kthim të 75 për qind të mjeteve të shpenzuara në tatime dhe kontribute të këtyre punëtorëve”, ka paralajmëruar ministri i punës në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, shkruan e përditshmja beogradase “Blic”, transmeton Titulli.com.

Ky vendim i qeverisë do të zgjasë deri më 31 dhjetor të viit 2017dhe siç ka thënë Vulin, është treguesi më i mirë se qeveria po bën gjithçka për të ndihmuar mikro dhe ndërmarrjet e vogla.

“Ftoj të gjithë ndërmarrjet e vogla dhe mikro ndërmarrjet, si dhe ndërmarrësit që të shfrytëzojnë këto lehtësira, të cilat qeveria e Serbisë nuk do të mund t’i ofronte nëse nuk do të kishte zbatuar masat e konsolidimit fiskal”, ka shtuar ministri Vulin.

Në mungesë të ndërmarrjeve të mëdha shoqërore, që më parë kanë punësuar një numër të madh të punëtorëve, në komunat e Bujanocit dhe Preshevës funksionojnë një numër i konsiderueshëm i mikro ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla.

Gjatë një hulumtimi të realizuar nga portali Titulli.com në vitin e kaluar, pronarët e këtyre ndërmarrjeve, përveç tjerash janë ankuar edhe në taksat e shumta që paguajnë.

Shpresojmë që këto lehtësime të kontribuojnë në funksionimin më të mirë dhe avancimin e këtyre ndërmarrjeve./Titulli.com/

Deputetët shqiptarë të angazhuar për zbardhjen e personave të zhdukur në Luginë
Nga kufiri serb, Asambleja parlamentare e OSBE-së fton për më shumë veprim për krizën e migrantëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration