Deputetët shqiptarë të angazhuar për zbardhjen e personave të zhdukur në Luginë
Lokale

Deputetët shqiptarë të angazhuar për zbardhjen e personave të zhdukur në Luginë

05.Feb.2016 12:50
0
Deputetët popullorë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi kanë lëshuar një informatë lidhur me të zhdukurit të vrarët të rrethana të pasqaruara në Luginë të Preshevës.

Ata kanë vlerësuar se angazhimi i tyre për këto raste është pjesë e vazhdueshme e  agjendës së tyre politike.

Kjo është Informata e plotë e dy deputetëve në parlamentin e Serbisë:

Duke shprehur ndjesinë dhe solidarizimin më të thellë me familjet e gjithë atyre që kanë humbur më të afërmit e vet, të zhdukur e të vrarë në rrethana të pasqaruara, njoftojmë opinionin se, në mbarë aktivitetin tonë qoftë si kryetarë komune, qoftë në kuadër të këshillit për të drejtave të njeriut apo edhe tash në cilësinë e deputetit, kemi sensibilizuar çështjen e vrasjeve apo zhdukjeve, në rrethana të pasqaruara të civilëve shqiptarë në Preshevë gjatë gjendjes së luftës (1999, 11 persona) apo edhe pas luftës në Bujanoc e Preshevë (2000 – 2001, 13 persona) në të gjitha takimet qoftë me organizatat ndërkombëtare qoftë edhe me organizatat që merren me të drejtat e njeriut deri të prokurori për krime lufte i Serbisë.

Angazhimi ynë për çështjen e zbulimit të krimeve të pazbardhura ndaj shqiptarëve është një çështje e cila në vazhdimësi është pjesë e agjendës tonë, pavarësisht rrethanave, pavarësisht përgjegjësive publike që kemi pasur.

Në shumë takime që kemi pasur, vetë familjarët e këtyre personave, kanë kërkuar ndihmë dhe angazhim të personaliteteve publike për tu zbardhur këto raste. Në asnjërin nga këto momente të angazhimit tonë nuk jemi udhëhequr me motive tjera përveç sinqeritetit për tu zbardhur këto raste.

Koha për të ballafaquar me të kaluarën e vet të dhunshme për Serbinë akoma nuk ka përfunduar, ajo ndodhet në prag të hapjes së Kapitullit 23 dhe 24 për të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut dhe kjo pikërisht paraqet periudhën në të cilën duhet që opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtarë të sensibilizohen me nevojën e zbardhjes së krimeve.

Këtë kohë nuk e përcaktojnë deputetët por rrethanat ndërkombëtare në të cilat gjendet mbarë Ballkani.

Me respekt,

Deputetët popullorë
1. Riza Halimi
2. Shaip Kamberi

 

Shqiptarët e diskriminuar në Serbi, punësimi në institucione shtetërore i vogël (video)
Vulin: Për dy të punësuar kthehen 75 për qind të tatimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration