Reagim: Vuçiq ka ofenduar deputetin Kamberi dhe gjithë shqiptarët
Lokale

Reagim: Vuçiq ka ofenduar deputetin Kamberi dhe gjithë shqiptarët

01.Aug.2014 17:22
0
Deputetët e grupit të pakicave në Parlamentin e Serbisë, Partia e Aksionit Demokratik për Sanxhakun dhe Partia për Veprim Demokratik nga Lugina, kanë akuzuar kryetaren e parlamentit Maja Gojkoviq se ka lejuar kryeministrin e Qeverisë Aleksandar Vuçiq që të fyej deputetin Shaip Kamberi nga Bujanoci.

“Keni lejuar që personalisht të ofendohet deputeti popullor Shaip Kamberi si dhe të gjithë pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare”, thuhet në kumtesën që përmban nënshkrimin e Riza Halimit, Sulejman Uglaninit, Enis Imamoviqit, Sabina Dazdareva si dhe të Shaip Kamberit, transmeton Titulli. 

Me këtë rast theksohet se është lënduar neni 107 pasi është bërë shkelja e dinjitetit të Asamblesë, respektivisht, kryeministri Vuçiq drejtpërdrejt i është drejtuar deputetit, ka përdorur shprehje ofenduese, shpifje dhe vlerësime që kanë të bëjnë me jetën private dhe kështu të gjithë kombin shqiptar e ka vënë në kontekst negativ.

Nënshkruesit e kësaj kumtese janë të mendimit se kryetarja e Parlamentit Maja Gojkoviq në një situatë të tillë është dashur që t’ia tërheqë vërejtjen dhe t’ia marrë fjalën Aleksandar Vuçiqit, në bazë të nenit 108.

“Vlerësojmë se, duke lejuar këso shprehje të urrejtjes kundrejt deputetit popullor dhe shqiptarëve në përgjithësi, keni vënë në pozitë diskriminuese si deputetin njëashtu edhe këtë bashkësi kombëtare”, përfundon deklarata në të cilën njëkohësisht ftohet Maja Gojkoviq dhe Aleksandar Vuçiq që të kërkojnë falje publike.

Reagimi i sotëm i grupit parlamentar të pakicave vije pas debatit të së enjtes në parlamentin e Serbisë, ku deputeti Kamberi kishte kërkuar tekste falas për nxënësit filloristë shqiptar, njashtu sikurse bashkëmoshatarët e tyre në shkollat tjera në Serbi.

Kryeministri Vuçiq kishte premtuar se nga shtatori nxënësit do të furnizohen me tekste falas, por njëkohësisht kishte ndryshuar temën e diskutimit, duke kërkuar disa herë nga ai personalisht si dhe gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që të paguajnë faturat e energjisë elektrike./Titulli.com/

KKSH: Tryeza rreth shkruarjes së emrit shqip, bojkotohet nga administrata e Bujanocit! (foto)
KDNJ, Vuçiqit: Të drejtat e njeriut nuk varen nga përmbushja e detyrimeve ndaj shtetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration