Aksident në hyrje të Bujanocit (foto)
Lokale

Aksident në hyrje të Bujanocit (foto)

01.Aug.2014 11:54
0
Në aksidentin e komunikacionit i cili ndodhi sot disa minuta pas orës 10h një person është i lënduar përderisa tre vetura kanë pësuar dëme.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Bujanocit nga drejtimi i fshatit Tërnoc, me çrast vetur VW Golf, Ford dhe Peugeot janë të përfshira në këtë aksident.

Nga kjo ndeshje ka pësuar një pasagjere në veturën Ford (Taxi) e cila më pas është bartur me ndihmë të parë për mjekim, mirëpo siç mësohet është jashtë rrezikut.

Dëmet më të mëdha i ka marrë vetura VW Golf me targa të Bujanocit e cila nga pas ka goditur makinën Peugeot me targa të Zvicrës si dhe nga pjesa e përparme Ford-in me targa të Bujanocit që kryente veprimtarin e taksistit në relacionin Bujanoc-Tërnoc dhe anasjelltas.

Në vendin e ngjarjes nga momenti i aksidentit ka dalë policia e komunikacionit, përderisa palët e përfshira në këtë aksident rrugor përreth dy orë qëndruan në vendin e ngjarjes duke biseduar për të gjetur një marrëveshje mbi mbulimin e dëmeve të shkaktuara.

Vlen theksuar se në këtë vend janë të shpeshta aksidentet, rastin më të freskët e kemi para një viti kur një i ri nga Tërnoci humbi jetën si pasojë e ndeshjes së motoçikletës me një veturë ./Titulli.com/

Debati Kamberi-Vuçiq, rezulton me libra falas për filloristët e Luginës (video)
Në Medvegjë gjendje e jashtëzakonshme, komuna në ndihmë banorëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration