Debati Kamberi-Vuçiq, rezulton me libra falas për filloristët e Luginës (video)
Lokale

Debati Kamberi-Vuçiq, rezulton me libra falas për filloristët e Luginës (video)

01.Aug.2014 02:46
0
Në seancës e së enjtes në Parlamentin e Serbisë u zhvillua një debat i nxehtë mes deputetit shqiptar nga Bujanoci, Shaip Kamberit dhe kryeministrit të Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili sipas të gjitha gjasave do të japë rezultate pozitive për nxënësit e shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kamberi në këtë seancë ka pyetur kryeministrin Vuçiq pse nxënësit shqiptarë të shkollave fillore nga klasa e parë deri në të katërtën nuk furnizohen me tekste (libra) falas, sikurse që ndodhë me moshatarët tjerë të komunave në Serbi?

Kjo pyetje ka detyruar kryeministrin që të premtojë se para fillimit të vitit të ri shkollor edhe nxënësit shqiptar do të kenë libra falas.

Mirëpo, kryeministri nuk është ndaluar me kaq ai i ka thënë përfaqësuesit të shqiptarëve se Serbia do të plotësojë obligimet ndaj të gjithë qytetarëve të saj, por ai ka shfrytëzuar rastin që Kamberit t’i drejtohet “personalisht” por edhe të gjithëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të përmbushin detyrimet ndaj shtetit, që sipas Vuçiqit donë të thotë “të paguhet rryma me rregull”, transmeton Titulli.

Si duket pyetja e Kamberit që e “obligoi” kryeministrin, njëkohësisht edhe Ministrinë e Arsimit, që të marrin për detyrë sigurimin e teksteve falas për nxënësit shqiptarë, hapi një “luftë verbale” mes dy zyrtarëve, sa që kryeministri iu drejtua Kamberit: “Shaip, nga nesër të filloni të paguani rrymën, nuk po bëjë shaka, do ta shihni që nuk po bëjë shaka”.

Në replikimin e Kamberit se “nuk e paska ditur” se të drejtat e pakicave varen nga pagesa e rrymës, kryeministri ka përsëritur se problemi i teksteve do të zgjidhet deri në fillimin e vitit të ri shkollor, me porosinë drejtuar deputetit shqiptar “që të merret me shlyerjen e borxheve të energjisë elektrike” edhe pse Kamberi obligimin ndaj elektrodistribucionit e kryen me rregull.

Vuçiq me këtë rast i ka kërkuar falje pjesëtarëve të pakicave kombëtare duke thënë se është turp që kjo qeveri nuk ka përmbushur detyrimin e vet duke i siguruar tekste në gjuhët e pakicave, mirëpo ka nënvizuar se kjo nuk mund të jetë arsye që shqiptarët në Serbi të mos bëjnë pagesën e faturave të rrymës.

“Është turp që ne nuk e kemi përmbushur këtë. Është turp i imi dhe i qeverisë dhe kërkojë edhe njëherë falje për këtë”, është shprehur  kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq./Titulli.com/

Ndeshja që u zhvillua me nostalgji (foto)
Aksident në hyrje të Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration