Presheva me buxhet të centralizuar dhe interesa klanore, diskutim publik të buxhetit komunal për vitin 2016
Lokale

Presheva me buxhet të centralizuar dhe interesa klanore, diskutim publik të buxhetit komunal për vitin 2016

01.Dec.2015 08:17
0
Shumë probleme me të cilat sot ballafaqohen qytetarët e komunës së Preshevës, përveç tjerash, vijnë si pasojë e planifikimit dhe harxhimit jo adekuat të buxhetit komunal dhe pasivitetit të opozitës.

“Për një komunë si Presheva, me një buxhet që arrin afërsisht 8 milion Euro, buxhet ky i cili direkt akumulohet nga kontributi i vet qytetarëve të komunës sonë si dhe nga financimi që vjen nga qeveria qendrore, financimi i përmendur do të duhej të mjaftonte për një menaxhim të suksesshëm të resurseve ekzistuese por edhe njëkohësisht do të duhej të krijonte kushte për avancim të sektorëve të caktuar të jetës të cilat tek ne kanë ngecur totalisht, sidomos zhvillimin ekonomik”, thuhet në reagimin e partisë Alternativa për Ndryshim në Preshevë.

Sipas kësaj partie qasja e deritanishme e planifikimit të buxhetit, totalisht e centralizuar dhe e udhëhequr nga interesa shumë të ngushta personale, klanore dhe partiake ka rezultuar si jashtëzakonisht e dëmshme për qytetarin.

Më tej thuhet se ajo që e bën edhe më të dëmshme tërë këtë proces të planifikimit të gabueshëm të buxhetit, është se qytetarët edhe pse direkt përmes pagesave të ndryshme kontribuojnë në këtë buxhet, nuk pyeten kurrë për mendim lidhur me këtë çështje.

“Të zgjedhurit tanë, këshilltarët në kuvendin komunal, kanë të drejtë vote për aprovimin apo mosaprovimin e këtij plani të buxhetit, të cilën e përdorin sipas urdhrit të kryetarit të komunës. Nuk janë të zgjedhur këshilltarët për ti ngopur apetitet e kryetarit të komunës por janë të zgjedhur nga populli për ti paraqitur brengat e tyre”, vazhdon reagimi i Alternativës për Ndryshim.

Kjo parti apelon të gjithë këshilltarët, përfshirë edhe ata të pozitës, që në seancën e radhës së kuvendit komunal kur do të bëhet votimi i planit të buxhetit, mos ta aprovojnë atë.

Alternativa për Ndryshim gjithashtu kritikon edhe opozitën lokale e cila në Preshevë gati se nuk po ekziston të bëjë diskutime më të shëndosha dhe më reale për këtë pikë vitale.

“Tani për tani, në pamundësi për të ngritur zërin në kuvendin komunal, gjë e cila nga viti i ardhshëm, pas zgjedhje lokale do të ndryshojë, Alternativa kërkon diskutim publik për buxhetin e vitit 2016, kjo gjë për të treguar se Presheva nuk ka nevojë për asfaltime të cilat kryetari i bën me qëllim marrje votash në lagje të caktuar por ka nevojë për një qasje më pozitive të planifikimit të buxhetit ku të merren parasysh ndërhyrjet e ndryshme të komunës në përkrahje të bizneseve që krijojnë vende pune, bujqësisë si sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik si dhe për projekte që janë për të mirën më të përgjithshme të qytetarëve tanë”, përfundon reagimi i Alternativës për Ndryshim./Titulli.com/

 

Jorga dhe Fazliu, mjeshtër të Karatesë Tradicionale zhvilluan seminar në Bujanoc (foto&video)
Financimi i mediave private në Preshevë, përballet me ndërhyrjen e pushtetit lokal në konkurs
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration