Jorga dhe Fazliu, mjeshtër të Karatesë Tradicionale zhvilluan seminar në Bujanoc (foto&video)
Lokale

Jorga dhe Fazliu, mjeshtër të Karatesë Tradicionale zhvilluan seminar në Bujanoc (foto&video)

30.Nov.2015 20:11
0
Në sallën e sportit të Shkollës së Mesme "Sezai Surroi" në Bujanc është mbajtur seminar dhe provim për karateistë nga Lugina e Preshevës dhe Anamorava e Kosovës.

Vladimir Jorga, mjeshtër  i karatesë 9 DAN  një nga themeluesit e karatesë tradicionale të Jugosllavisë tani kryetar i Federatës Evropiane të Karatesë Tradicionale dhe Bejar Fazliu- sensei  7 DAN zhvilluan seminarin dhe testuan disa kandidatë për breza të zi.

“Për mua është kënaqësi të  jem këtu në Bujaoc dhe gjithashtu kënasqësi e vecanët pasi po mbahet provimi për mjeshtër të karatesë”, theksoi Jorga kryetar i Federatës Evropiane të Karatesë Tradicionale.

Ai duke folur për karatenë tha se Bejar Fazliu ka kontribuuar shumë për zhvillimin e karatesë në këtë rajon  i cili mbrojti edhe brezin e zi 7 DAN.

Personi që ka ndihmuar në zhvillimin e karatesë tradicionale në Luginë të Preshevës dhe Kosovë, Bejar Fazliu i cili aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuar të Amerikës është shprehur i kënaqur që gjendet në Bujanoc me shumë nxënës  të tij.

“Është mirë në vendin tënd të mbash seminar dhe të ndihmosh të tjerët që merren me këtë sport. Ky seminar është një nxitje e re për tu marrë më tepër më sportin luftarak dhe se duhet më tepër bashkëpunim”, deklaroi Fazliu.

Imran Aqifi njëri nga kandidatët për Brez të Zi 4 DAN tha se ndjehet i emocionuar për aktivitetin e sotëm sportiv.

“Emocionet janë evident dhe do të mundohemi që ta japim maksimumin dhe do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë që është e mundur”, është shprehur Aqifi.

Në seminarin e karatesë tradicionale të organizuar në Bujanoc morën pjesë disa klube të karatesë nga Bujanoci, Presheva dhe Kosova  të cilët panë edhe disa demonstrime të teknikave luftarake./Titulli.com/

VIDEO:

Deputeti Kamberi nga Lugina: Të lirohet Kurti dhe të fillohet dialogu
Presheva me buxhet të centralizuar dhe interesa klanore, diskutim publik të buxhetit komunal për vitin 2016
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration