Lugina e Preshevës shënon solemnisht ditën e Flamurit dhe Pavarësisë (foto&video)
Lokale

Lugina e Preshevës shënon solemnisht ditën e Flamurit dhe Pavarësisë (foto&video)

28.Nov.2015 16:51
0
Festat e 28 Nëntorit Luginën e Preshevës e kanë gjetur ngjashëm sikur viteve të kaluara, përdorimi i flamurit kombëtarë për pakicën shqiptare në Serbi akoma nuk është zgjidhur.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë ka të drejtë të përcaktojë propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare mirëpo deri më tani nuk ka bërë hapa konkret për të ushtruar kë të drejtë.

Ky institucion për nderë të kësaj feste ka zgjedhur të mbledhë anëtarët e kuvendit që përbëhet nga përfaqësues nga komuna Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe ka shënuar solemnisht duke vendosur flamurin kombëtarë para godinës së KKSH-së dhe me një manifestim kulturorë shkruan Titulli.com.

Edhe në objektin e komunës së Bujanocit krahas flamurit shtetërorë dhe ati evropian është vendosur edhe flamuri kombëtarë shqiptarë..

Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit Kombëtarë të Këngëve dhe Valleve-SHOTA theksoi se bashkimi shpirtëror është më i rëndësishëm për shqiptarët se sa i politik dhe ka drejtuar porosi për qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë që më shumë të ndihmojnë Luginën e Preshevës.

Jonuz Musliu duke folur për flamurin uroi për festën e flamurit dhe tha se kjo festë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i përshëndeti të pranishmit duke thënë se shqiptarët e Luginës meritojnë më shumë.

“Sot kemi festë ne dhe neve na keni nderuar me pjesëmarrje tuaj, uroje gjithë shqiptarët se një Shqipëri në NATO do ta bëjë një Luginë edhe më fort”, theksoi Arifi.

Në manifestimin kulturorë të organizuar nga KKSH në Bujanoc Ansambli Kombëtarë i Këngëve dhe Valleve-SHOTA nga Kosova prezantoi një program të pasur kulturoro artistik në sallën e sportit dhe morrin pjesë një numri i konsiderueshëm të qytetarëve.

VIDEO: 

Feniks: Pse në Luginë nuk valon flamuri shqiptarë sikur ai i boshnjak në Novi Pazar
OVL bënë homazhe në vendin e lapidarit në sheshin e Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration