Përurohet zyra për personat me nevoja të veçanta në Bujanoc (foto&video)
Lokale

Përurohet zyra për personat me nevoja të veçanta në Bujanoc (foto&video)

27.Nov.2015 14:13
0
Përfaqësues të pushtetit lokal në Bujanoc dhe ambasadës së Gjermanisë në Beograd kanë përuruar zyrën e re të Shoqatës Humanitare për Personat me Invaliditet "Të jetojmë së bashku" në Bujanoc.

Me këtë rast organizata HELP ka ndihmuar këtë shoqatë me mjete teknike për punë kompjuterë, tavolina dhe gjësende tjera për funksionim të zyrës.

Gabrijele Bennemann  përfaqësues nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd e cila është shprehur e kënaqur që për herë të parë gjendet këtu, shkruan Titulli.com.

“Ambasada ka mundësi të financoj projekte të vogla që ndihmojnë në vazhdimin e punës që aktualisht bëjnë në nivel lokal. Ne erdhëm këtu për të parë këtë zyre dhe do të vazhdojnë në Preshevë për të oparë gjendjen e e refugjatëve”, deklaroi Benanam

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falënderuar popullin gjerman dhe ambasadën e Gjermanisë në Beograd për këtë ndihëm që i është dhënë kësaj organizate dhe tha se projekt është  qëlluar për krijimin e kushteve të personave me aftësi  të kufizuara dhe nevoja të posaçme.

“Ne kemi mundësuar për të shfrytëzuar këtë objekt dhe të shoqërohen e të bëjnë projekte tjera. Ne jemi gati t’i mbështesim edhe në aspektin financiar dhe kemi automjetin që është special për këtë shtresë të shoqërisë dhe do ta kenë në diskonim për nevojat e veta”, theksoi Arifi.

Afrim Agushi nga  Shoqata Humanitare për Personat me Invaliditet “Të jetojmë së bashku” në Bujanoc ka shprehur falënderimin për këtë donacione dhe se zyra do të jetë në shërbim të të gjithë njerëzve më aftësi të kufizuara.

Zyra e Shoqatës Humanitare për Personat me Invaliditet “Të jetojmë së bashku”  gjendet në objektin e qendrës sportive në Bujanoc dhe  është e hapur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta./Titulli.com/

VIDEO: 

Kosova dhe Shqipëria braktisin shqiptarët e Luginës!
Presheva në turneun mbarëkombëtarë të futbollit në Shqipëri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration