Vulin: Akomodim shtesë për refugjatët në Preshevë Vulin gjatë vizitës në Preshevë
Lokale

Vulin: Akomodim shtesë për refugjatët në Preshevë

26.Nov.2015 17:58
0
Ministri për çështje Sociale, Alleksandar Vulin, ka lajmëruar se në sallën e rinovuar të ish Industrisë së Duhanit në Preshevë për një javë do të hapet hapësira e re ku 600 emigrantë do të mund të qëndrojnë edhe për disa ditë dhe se do të vendosen shtretër, kabinat për tushë, tualetet dhe vija për ndarjen e shuajtjeve të nxehta.

Vulin pas vizitës në Qendrën për Pranimin  e Refugjatët në Preshevë, deklaroi se deri tek zvogëlimi i numrit të  refugjatëve në disa ditët e fundit ka ardhur përshkak të stuhive në det  në mes të Turqisë dhe Greqisë, ku dhe janë ndërprerë linjat e anijeve.

„Numri i vogël i refugjatëve është pasoj e stuhisë treditore në Detin Mesdhe.  Ne këtë pauz e shfrytëzojmë që qendrën sa më parë ta vendosim në funksion të plotë dhe pres që deri në fund të javës tjetër të kryhet kjo pjesë e parë dhe kështu kapacitetet tona të rriten në mënyrë të konsiderueshme”, tha Vulin për rts.

Sipas fjalëve të tij në tërë vendin nuk ka më shumë se 1.000 refugjatët dhe se Serbia zbaton masat të cilat i kanë vendosur tani disa vende tjera, siç janë Sllovenia dhe Kroacia, edhe në territorin e Serbisë nuk ka emigrant nga vendet të cilat nuk janë të përfshira nga lufta.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë, në tendat me nxehje kryesisht qëndrojnë familjet me fëmijë, ndërsa emigrantët tjerë pas regjistrimit vazhdojnë rrugën në drejtim të Shidit.

Kampi në Miratoc nëpër të cilin emigrantët hyjnë prej Maqedonisë në Serbi është plotësisht i zbrazët.

Homazhe dëshmorëve në Bujanoc për nderë të 28 Nëntorit
Politika shqiptare në Luginë edhe pas 13 viteve qeverisje nuk e zgjidh problemin e flamurit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration