Shqipëria përgatitet për ndihmë konkrete ndaj Luginës
Lokale

Shqipëria përgatitet për ndihmë konkrete ndaj Luginës

25.Nov.2015 16:25
0
Unioni Studentorë i Luginës së Preshevës ka zhvilluar takim me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë së Shqipërisë, Blendi Kosi.

Gjatë takimin është biseduar për problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe vizionin e qeverisë shqiptare për këtë rajon.

Ministri Klosi ka folur për arsimin profesional si mundësi dhe mekanizëm për uljen e papunësisë ne këto troje.

 “Shqipëria si shteti amë, do të krijojë mundësi që duke filluar nga viti i ardhshëm, të përcaktojë një numër të caktuar kuotash për të gjithë ata nxënës nga këto zona që duan të mësojnë në shkollat tona të Arsimit Profesional”, deklaroi Klosi, shkruan Titulli.com.

Gjithashtu u diskutua edhe ideja e ngritjes së një departamenti të veçantë me qëllim ndjekjen nga afër të problematikave dhe ministri ka shprehur gatishmërinë dhe premtoi se do të angazhohet në realizimin sa më të shpejtë të kësaj ideje.

Unioni Studentorë i Luginës së Preshevës ka falënderuar ministrin Klosi për gatishmërinë dhe angazhimin e tij në lehtësimin e problemeve socio-ekonomike me te cilat po përballen qytetarët shqiptarë në Luginë e Preshevës./Titulli.com/

 

Shfaqje për fëmijë në Bujanoc
Në Bujanoc me protestë kërkohen librat shqip (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration