Nëntë vite  në krye të QSA-së, Lejlan Sadiku jep dorëheqje Dr. Lejlan Sadiku
Lokale

Nëntë vite në krye të QSA-së, Lejlan Sadiku jep dorëheqje

24.Nov.2015 17:47
0
Kryetari i deritanishëm i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë, dr. Lejlan Sadiku, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

Në njoftimin e QSA-së, të cilin e përcjell portali informativ Titulli.com, informohet opinioni, bashkëpunëtorët, donatorët, partnerët, aktivistët dhe mbarë korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit që për shkak të fillimit të studimeve postdiplomike, pranë Qendrës spitalore në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Nish, dega e Internos, kryetari i deritanishëm dr. Lejlan Sadiku ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë.

“Kjo detyrë dr. Sadikut iu besua që nga themelimi i QSA në Preshevë në vitin 2007, detyrë të cilën e ka ushtruar me sukses për mbi nëntë vite. Dorëheqja iu paraqit me shkrim Kryesisë së QSA-së në Preshevë nga dr. Sadiku, në mbledhjen e fundit të mbajtur ditën e shtunë më 21 nëntor 2015, e cila u aprovua nga Kryesia, njëkohësisht duke e caktuar si ushtrues detyre të kryetarit Xhelal Hasanin – anëtar i Kryesisë së QSA-së në Preshevë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në Kuvendin e rradhës së QSA-së në Preshevë< thuhet në njoftim të kësaj organizate.

Kryesia e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë vlerëson lartë angazhimin e deritanishëm të dr. Lejlan Sadikut, duke e falënderuar për angazhimin e deritanishëm dhe dëshiruar shëndet dhe suksese në studimet akademike. /Titulli.com/

Çamëria e dytë dhe shuarja e heshtur e Luginës së Preshevës
Karateistët nga Presheva kampion në Serbi, kërkojnë mbështetje për kualifikim në Kroaci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration