Vdiq veprimtari arsimor dhe kulturor Hasim Nuhiu, varrimi në Preshevë
Lokale

Vdiq veprimtari arsimor dhe kulturor Hasim Nuhiu, varrimi në Preshevë

24.Nov.2015 13:03
0
Në moshën 57 vjeçare vdiq Hasim Nuhiu, inxhinier i përpunimit të drurit.

Hasimi lindi në fshatin Isë Ukaj në vitin 1958, përveç shkollës fillore dhe të mesme ai mbaroi edhe shkollën e lartë për  përpunimin e drurit në Ferizaj.

Një kohë e ushtroi profesionin në arsim, duke i aftësuar dhe profesionalizuar nxënësit e këtij profesioni në shkollën e mesme teknike në Preshevë.

Hasim Nuhiu ishte dashamirë i kulturës, kjo u pa me punën e tij të palodhshme në drejtimin e Shoqërisë Kulturo Artistike njëherë „Rexho Mulliqi“ , të cilën e shndërroi në SHKA „Presheva Jehon“, me të cilën shoqëri tregoi rezultate të lakmueshme në shumë festivale kombëtare në Luginë dhe jashtë saj.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 24 nëntor 2015, pas namazit të Ikindisë në varrezat e reja të qytetit të Preshevës.

Mustafa: Rrugët lokale janë dëmtuar shumë
Çamëria e dytë dhe shuarja e heshtur e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration