Emergjenca në Preshevë  pa kapacitete mjekësore për t'u dhënë ndihmë të gjithë refugjatëve
Lokale

Emergjenca në Preshevë pa kapacitete mjekësore për t'u dhënë ndihmë të gjithë refugjatëve

23.Nov.2015 14:45
0
Në repartin e Emergjencën në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, ndihmën mjekësore e kanë kërkuar shumë refugjatë që kalojnë përmes Preshevës, mirëpo tani më ky shërbim nuk pranon pacienta-refugjatë për shkak të ekipit që punon në terren.

Dr. Ylber Islami, mjek në repartin e Emergjencës në Preshevë flet për kapacitetet mjekësore të cilët sipas tij janë të vogla. 

“Përpara ka pasur shumë refugjatë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, madje me qindra sosh, të cilëve u kemi dalë në ndihmë me kapacitetet tona, të cilat nuk kanë qenë as minimale për t’i pranuar dhe dhënë ndihmën mjekësore”, shprehet Islami. 

Sipas tij refugjatëve i ofrohet ndihmë mjekësore në terren drejtpërdrejt ku është nevoja.

“Tanimë nuk pranojmë refugjatë në emergjencë, sepse kapacitetet tona janë shumë të vogla dhe për këtë i kemi dy ekipe mjekësore në terren, njëra në fshatin Miratoc, e tjetra në Stacionin Hekurudhor, të cilat merren aty drejtpërdrejt me refugjatët. Këto dy ekipe mjekësore janë të formuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe veprojnë në terren, përkatësisht në këto dy pika ku gjenden refugjatët”, është shprehur për Titulli.com, Islami. 

Në pyetjen e gazetarit të Titulli.com, lidhur me disa raste të rënda, ai shprehet se ka përjashtime për raste më të rënda. 

“Kuptohet se ne si ekip i repartit të emergjencës i pranojmë disa raste specifike dhe të rënda të cilat na vijnë nga terreni, u japim ndihmën tonë, e nëse janë raste që duhet të përcillen për qendrën Spitalore të Vranjës, ne i përcjellim. Ndërsa për raste të lehta janë ekipet tona atje në terren, dhe si të tilla nuk i pranojmë”, deklaroi mjeku Ylber Islami. 

Tekniku medicinal që punon në të njëjtin repart Xhevat Demiri, jep numrin e pacientëve refugjatë për vitin 2015, dhe për katër vitet e mëparshme. 

“Gjatë vitit 2015, numri i refugjatëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore sillet rreth 800, ndërsa për katër vitet e mëparshme deri në fillim të vitit 2015, ndihmë kanë kërkuar 1500 refugjatë. Pra numri i përgjithshëm arrin diku 2300 refugjatë” shprehet tekniku Demiri. 

Ai më tej shtoi se brenda emergjencës deri më tani kanë punuar dhe punojnë pesë ekipe mjekësore. 

“Kemi trajtuar raste të ndryshme në terren. Pos ndihmës mjekësore, ne iu kemi ndihmuar edhe me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe çka iu ka nevojitur atyre. Po ashtu iu kemi ndihmuar refugjatëve edhe në raste jashtë ndihmës mjekësore dhe atë shtatzënive, të cilat iu kemi dhënë ndihmë dhe i kemi dërguar deri në kamp, personave të hendikepuar etj.” thotë Demiri.

 

Ai thotë se ndjehet i kënaqur me tretmanin që iu është bërë refugjatëve duke shpresuar se edhe ata janë ndarë të kënaqur./Titulli.com/

 

Kosova: Lugina me banorë autoktonë në Serbi
Mustafa: Rrugët lokale janë dëmtuar shumë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration