Në Bujanoc vetëm një privatizim i suksesshëm i ndërmarrjeve publike
Lokale

Në Bujanoc vetëm një privatizim i suksesshëm i ndërmarrjeve publike

23.Nov.2015 09:56
0
Prej fillimit të privatizimit në komunën e Bujanocit me sukses është privatizuar vetëm një ndërmarrje publike, fabrika e ujit mineral "Heba", ndërsa të tjerat ende presin pronarin e ri, ndërsa pronësia e ndërmarrjeve tjera në masë të madhe bie, ka deklaruar bashkëpunëtori profesional i Agjencisë për Privatizim në Bujanoc, Nexhat Beluli.

Ai për gazetën blic ka thënë se  se përshkak të shtyrjes së privatizimit harrohet brendi i ndërmarrjeve shoqërore nga Bujanoci, të cilat dikur ishin shumë të njohura, humbet tregu dhe hapi për konkurrencë, kështu që shanset janë gjithnjë e më të vogla që edhe pas privatizimit këto ndërmarrje të rimëkëmben.

“Vitin e kaluar NP “Proleqe”, dy herë ka shkuar në ankand, kanë qenë 11 blerës të interesuar, mirëpo dy herë ankandi është ndaluar, ndërsa shtija në ankand është tërhequr. Për Banjën e Bujanocit gjithashtu vitin e kaluar ka qenë e hapur ftesa e cila është tërhequr edhe pse janë paraqitur dy blerës potencial”, ka thënë Beluli.

Sipas tij në mes firmave për të cilat procesi i privatizimit asesi nuk kryhet janë edhe “Jugokopi”, “Gumoplastika”, “Svetlosti”, “Feldspati”, dhe dy fabrikat e “Simpos”.

“Edhe fabrika e ujit mineral dhe langjeve “Bivoda”, ka qenë në procedurën e privatizimit dhe është tërhequr, si dhe Industria e Duhanit në Bujanoc, për të cilën në momentin e fundit janë ndryshuar kushtet e shitjes dhe kështu privatizimi është pezulluar”, ka thënë ai.

Beluli ka thënë se për njërin privatizim të suksesshëm në komunën e Bujanocit, kompanisë “Heba”, të cilën e ka blerë “Nektari”, nga Baçka Pallanka, ekzistojnë mendime të ndara edhe pse fabrika e ujit mineral dhe lëngjeve  punon me sukses, numri i punësuarve është zvogëluar konsiderueshëm.

Blerësi i ri ka modernizuar prodhimin dhe kështu ka ardhur deri tek teprica e fuqisë punëtore, duke i paguar disa punëtorëve programin social, disa kanë shkuar në pension dhe disa kanë marrë pagesën e shkëputjes.

 

A po pajtohet Kongresi Amerikan për ndërrimin paqësor të kufijve Luginë - Mitrovicë?
Kosova: Lugina me banorë autoktonë në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration