Më more peng shpirtin, o Ba!
Vështrime

Më more peng shpirtin, o Ba!

11.Nov.2015 21:23
0
Ej babi? Më dëgjon, ty po të thërras? Pse nuk më përgjigjesh? Apo mos ndoshta atje në parajsë sillen më mirë se unë?!

Hmm, nuk e di cila është arsyeja, por doja vetëm të flas pak me ty… A e di, o Ba sa më ka marrë malli për ty dhe zërin tënd?!

Më ka marrë malli për buzëqeshjen që falje dhe pse ndoshta në shpirt ishe i vrarë.. Më ka marrë malli për këngët që mi këndoje që në 6 të mëngjesit, dhe unë që bëhesha nevrike e habitesha, se ku e gjeje të gjithë atë energji sa hapje sytë! Ahh sa budallaqe kam qenë!!! Betohem me thellësinë e shpirtit tim të vrarë, se sot do jepja gjithçka, që edhe për njëherë të fundit të kisha dëgjuar melodinë e zërit tënd, këngët e tua plotë dashuri.. Paskam qenë me fat atëherë, sot kush do më thur serenatat e mëngjesit?! Por u bëka vonë një ditë, vonë për gjithçka! E di edhe ti këtë, sot është shumë vonë.. Ej babi? Dëshiron të të ndihmoj të lajm sërish veturën?

Të kujtohet sa me përtesë vija, e sa herë bërtisja jo nga mos dëshira për të qëndruar me ty, por nga përtesa për ti bërë një larje veturës tënd.. O ba, e shikoj me mijëra herë tek oborri, dhe me mijëra herë më bëhet se do dalësh nga aty!!! Dhe që tani po ha veten duke e pyetur atë, pse kam vepruar ashtu?!!! Ndoshta sepse nuk e kisha ndjerë asnjëherë mungesën tënde sepse ty të kisha gjithmonë në krahë, sepse kurdoherë e besoja se do të gjeja aty ku do të lija… Oh, për sa shumë gjëra jam penduar, të cilat pa dashur i kam anashkaluar, nuk ua dija vlerën.. Por sot e kam kuptuar se kanë qenë ato vogëlsira që më kanë zbukuruar jetën, ishe vet ti arsyeja kryesore e buzëqeshjes sime.

O babi, të thërras shpesh, por ti nuk më përgjigjesh, asnjëherë… A nuk të mungoj unë ty?! U bënë 4 muaj që kur nuk jemi parë e s’të kam dëgjuar zërin.. E di babi e di, që dhe ty të mungoj se vjen shpesh në ëndrrat e mija, më përqafon fort, sikur të kishim vite pa u parë.. Ej babi? Edhe Erlina po rritet shpejt, vetëm ta shohësh se si i ndriçojnë sytë kur shikon fotografit e tua të shpërndara nëpër shtëpi. Sheh me entuziazëm sikur të shihte një mrekulli, ose ndoshta ti je mrekullia e saj prandaj të shikon në atë mënyrë. Mos u mërzit babi, se ajo të njeh ty, ne nuk ka kaluar ditë dhe çast pa të përmendur ty para saj, e pa ja mësuar mrekullinë që ajo e kish baba.. Ishe i madh o Jetë!

O ba, nëse do më ktheje përgjigje tani, pasi të thoja më fal se të lodha, e di se do të thoje: Ti je e vetmja që nuk më lodh mua, po përkundrazi më zgjat jetën.. Unë do vazhdoj të të shkruaj ty, ose thënë më mirë të shkruaj për ty, sepse heronjtë kujtohen kurse legjendat nuk vdesin asnjëherë, e ti për mua ishe gjithçka përfshirë dhe heroin apo legjendën..

Ej babi, do mbaroj tani këtë që po shkruaj, por mos mendo se do rreshti së menduari për ty, se ti je në mendjen dhe zemrën time çdo milisekond që kalon nga jeta, por do ta përfundoj këtu se fillova ta urrej vetveten. A e di pse? Sepse dhimbja e malli më mposhti sërish e unë nga inati mbusha sytë.. Të dua, është pak të të them se dhe ti vet e di se çfarë domethënie ke për mua, dhe ti e di se këto nuk janë fjalë shkrimtari, por janë fjalë zemre që ngushëllohen nga vetmia e mesnatës… Ti më mirë se çdokush e di që janë fjalët e shpirtit tim të vrarë, të marrë peng nga dhimbja, të marrë peng nga braktisja!

Je shumë vonë bac Berishë!
"Demaskim"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration