"Shporta e Fitër Bajramit" i ndahet 420 familjeve në Luginë (foto)
Lokale

"Shporta e Fitër Bajramit" i ndahet 420 familjeve në Luginë (foto)

28.Jul.2014 16:15
0
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA), në kuadër të projektit "Shporta e Fitër Bajramit", bëri shpërndarjen e mbi 420 pakove festive për familjet me gjendje ekonomike të rënduar në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Projekti lidhet ngushtë me grumbullimin dhe dhurimin e sadekatul-fitrit, si obligim për besimtarët myslimanë për të rrumbullakësuar kryerjen e agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Pakoja festive përmbante artikuj ushqimorë, të nevojshëm për përgatitjen e drekës së Bajramit, që përputhet plotësisht me dedikimin dhe qëllimin e grumbullimit të sadekatul-fitrit. 

Sipas njoftimit të QSA-së projekti ka karakter tradicional dhe synon krijimin e atmosferës festive tek familjet përfituese, me rastin e festës së Fitër Bajramit. 

“Projekti u mbështet nga dhurues nga Lugina e Preshevës dhe bashkatdhetarë me qëndrim të përkohshëm në Evropën Perëndimore, të cilët i derdhin kontributet në qendrat tona në diasporë përmes qendrave tona, ku kësaj radhe ka spikatur QSA Austri me seli ne Wells.”, thuhet në njoftim, transmeton Titulli.

Mëtej sqarohet se “edhe përkundër faktit se kjo qendër sapo është formuar, falë angazhimit të stafit të kësaj qendre dhe solidaritetit të bashkatdhetarëve të të gjitha trojeve shqiptare, QSA Austri arriti të mbështesë një pjesë të konsiderueshme të projektit për QSA në Preshevë dhe QSA në Kumanovë”. 

“Ndoshta në shikim të parë na duken që këto forma të ndihmesës të jenë simbolike, por QSA vlerëson që këto ndihma zënë vendin e tyre të rëndësishëm tek familjet përfituese, sepse gjendja ekonomike e sociale në Luginë nga dita në ditë, sa vjen e vështirësohet”. 

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit u është mirënjohëse dhe i falënderon të gjithë kontribuuesit, të cilët kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, me theks të veçantë kontributin e bashkatdhetarëve tanë në qytete të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe Belgjikës. 

Si çdoherë, kontribut të vazhdueshëm kanë dhënë edhe qytetarët lokal të komunës së Preshevës e kanë treguar një solidarizim të lartë me bashkëqytetarët e tyre, duke e mbështetur projektin përmes dhurimeve të ndryshme, sidomos në forma të sadekatul-fitrit, zekatit dhe donacioneve, për të cilët QSA shpreh një falënderim të veçantë. 

QSA të gjithë bashkatdhetarëve tanë u uron qëndrim të këndshëm në vendlindje pranë familjeve të tyre, me rastin e pushimeve verore dhe çmon lartë kontributin e vazhdueshëm për të mbajtur balancin ekonomik e social në Luginë. 

“Në fund, shfrytëzojmë rastin që mbarë popullatës së trevës sonë dhe bashkatdhetarëve tanë në diasporë, si dhe të gjithë myslimanëve në botë t’ua urojmë festën e Bajramit, duke e lutur Zotin e Lartësuar që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe të dërgojë paqe dhe mbarësi në familjet tona”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë. /Titulli.com/

Mijëra besimtarë myslimanë të Luginës festojnë festën e Fitër Bajramit (foto)
Bujanoc: KFOR-i dhe Ushtria Serbe "gjykohen" nga një grua
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration