Luginë: Për Fitër Bajram 20 familje në shtëpi të reja (foto)
Lokale

Luginë: Për Fitër Bajram 20 familje në shtëpi të reja (foto)

27.Jul.2014 18:30
0
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) me seli në Zvicër, në kuadër të aksionit "të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë ", të shtunën (26 korrik) ka bërë inaugurimin e shtëpive të reja të ndërtuara në territorin e Luginës së Preshevës.

“Dy shtëpi janë inauguruar në fshatin Somolicë komunës së Bujanocit, saktësisht në shtëpi të reja, nga ky fond, kanë hy Vedat Ferati dhe Qani Mustafa, dhe në Medvegjë tri shtëpi, Arif Pajaziti, familja Sadik Islami dhe Zajnulla Murati. Nga gjithsejtë 100 shtëpi të parapara për ndërtim, në fazën e parë, këtë vit, do të realizohen 30 sish. 20 prej tyre janë të përfunduara, ku përfituesit do të vendosen para Fitër Bajramit. Ndërsa 10 të tjera do të përfundohen jo shumë vonë pas kësaj feste”, thuhet në notimin e lëshuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL).

Më 31 korrik (e enjte), në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, duke filluar nga ora 10:00, sipas FHKL-së solemnisht do t’u dorëzohen çelësat e shtëpive të përfunduara kryefamiljarëve përfitues.

Me këtë rast FHKL ka përgatitë një ekspozitë me fotografi që nga fillimi e deri te përfundimi i ndërtimit të shtëpive në të tri komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Shfrytëzojmë rastin dhe ftojmë qytetarët që të vizitojnë këtë ekspozitë përmes së cilës do të njihen drejtpërsëdrejti me rrjedhën e ndërtimit të këtyre shtëpive. Për arsye të caktuara, tani për tani, Kryesia e Fondit, ka marrë vendim që mos të shfaqen TV incizime të hyrjes në shtëpi të reja familjeve përfituese të këtyre shtëpive”, thuhet në njoftimin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, me seli në Zvicër, të nënshkruar nga kryetari Xhelal Memeti./Titulli.com/

Pas fshatit Turi, protesta edhe në Tërnoc (foto)
Mesazhe urimi të liderëve dhe organizatave nga Lugina për festën e Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration