'Takimi i vendindjes-Zarbica 2014', kërkesë edhe për asfaltim të rrugës për Zarbicë (foto)
Lokale

'Takimi i vendindjes-Zarbica 2014', kërkesë edhe për asfaltim të rrugës për Zarbicë (foto)

26.Jul.2014 14:44
0

Banorët e Malësisë së Bujanocit të interesuar ta ndihmojnë takimin e Vendlindjes së 3 gushtit në Zarbicë dhe asfaltimimn e rrugës Muhoc – Zarbicë.

Këshilli Organizues për mbajtjen e takimeve të vendlindjes në Zarbicë, të premten (25 korrik) në hotel “Kristal” në Gjilan mbajti takim me bashkatdhetarët nga Malësia e Bujanocit.

Edhe pse pjesëmarrja ishte vogël,  u bisedua me përkushtim për problemet e fshatrave të braktisura të Malësisë së Bujanocit, domosdoshmëria  e mbajtjes së “Takimeve të vendlindjes” në Zarbicë si dhe mundësia e asfaltimit të rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë.

Sejdulla Kadriu duke iu falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi dhe duke  ju shpreh mirëseardhje në vendlindjet e tyre  të gjithë bashkatdhetarëve  para të pranishmëve shpjegoi qëllimin e mbajtjes së këtij takimi.

Po ashtu u tha se  “mërgimi është një plagë e rëndë, por këtë plagë të hidhur, jeta e vështirë, pushtetet antishqiptare, dhe në fund dëbimi me dhunë nga vendlindja jonë na e kanë shtuar edhe më shumë”.

“Trojet tona stërgjyshore,  fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe të brezit kufitar në Karadak në kohën e pushtetit gjenocidial të Millosheviqit, gjegjësisht në qershorin e vitit 1999, përjetuan dëbimin masiv dhe, por ne atje kemi tokat tona, varret e të parëve tanë dhe asnjëherë nuk guxojmë t’i harrojmë  e t’i lëmë në  fatin e të tjerëve. Prandaj, është mirë që të investohet atje, të shikohet mundësia e kthimit ë atyre që dëshirojnë të jetojnë atje, ngase aty kemi pasuri të mjaftueshme për të krijuar jetesë të mirë”, thuhet në njoftimin e Këshillit organizues të “Takimet e Vendlindjes-Zarbica 2014”.

Reshat Sylejmani është fokusuar në punët që është duke i bërë Këshilli Organzues për mbajtjen e takimit të vendlindjes në Zarbicë  dhe mundësinë e përkrahjes së këtij takimi nga të gjithë.

Të pranishmit shprehën gatishmërinë që ta ndihmojnë takimin e Vendlindjes me mjete financiare, sikurse edhe asfaltimin e rrugës prej Muhoci  në Zarbicë.

“Hasan Meta, Naim Limani të cilët ishin të pranishëm, pastaj kompania ‘Tali’, Eshtref Shabani, Fatmir Sherifi të cilët nuk ishin të pranishëm në takim, përveç ndihmës financiare për takimin e vendlindjes në pagesat e autobusëve, kanë premtuar se me mjeteve tjera financiare do ta ndihmojnë edhe asfaltimin e rrugës”, thuhet në njoftim.

 Bejtulla Abdullahu nga Suharrna tha se “ne tërë jetën, mundin  dhe djersën e kemi lënë atje, prandaj edhe sot është mirë ta ndihmojmë atë vend”.

Edhe Xhavit Sylejmani tha se baza jonë është atje dhe lidhjen me vendlindjet tona nuk bënë t’i ndërpresim.

Në këtë takim u bisedua edhe për shumë probleme tjera që kanë banorët e Malësisë së Bujanocit., si qarkullimi i lirë në pikën kufitare në Muhoc, infrastruktura rrugore, siguria etj. /Titulli.com/

Kolona dhe pritje të gjata tek Dheu i Bardhë (foto & video)
Bujanoc: Borxhlia i keq ta lyp borxhin natën e Bajramit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration