Shkoj qershori e gati edhe korriku, ku mbet sheshi pyet miku?! (video)
Lokale

Shkoj qershori e gati edhe korriku, ku mbet sheshi pyet miku?! (video)

26.Jul.2014 03:42
0

Sheshi Karagjorgje Petroviq në Bujanoc ende ka pamjen e vjetër. Edhe pse ishte paraparë fillimi i punimeve brenda muajit qershor, ato nuk kanë filluar.

Më 11 qershor kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe përfaqësuesi i kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva-Valon Etemi, kishin deklaruar për Televizionin Bujanoci se punimet për rregullimin e sheshit, me vlerë prej 65 milionë dinarë, do të fillojnë brenda muaj të gjashtë të vitit.

Tashmë kur jemi në fund të muajit korrik, qytetarët, edhe pse kundër ndërtimit të këtij sheshi, pyesin si miq, ku mbetën punimet?

“Unë që nga fillimi kam qenë kundër ndërtimit të sheshit, pasi me këtë shumë të hollave do të ishte ndërtuar infrastrukturë tjetër apo punësim i këtyre qytetarëve që po rrinë vetëm nëpër kafene. Mirëpo, kur kanë premtu duhen edhe me punu diçka”, shpreh mendimin e tij me anonimitet qytetari bujanocas.

Në një sondash të portalit informativ Titulli, pjesa dërmuese e qytetarëve ishin për punët tjera infrastrukturore, duke lënë në plan të dytë rregullimin e sheshit.

Ndërtimi i sheshit të ri si duket do të kontribuojë në një rehati më të mirë të papunëve, pasi siç janë deklaruar të rinjtë e kësaj komune, pjesa dërmuese e të cilëve pa asnjë angazhim, kohën e kalojnë nëpër kafiteritë e sheshit.

Jo vetëm kaq, udhëheqësia premtoi që gjatë korrikut do të fillojë ndërtimin edhe të rreth-rrotullimit në hyrje të Bujanocit, e cila natyrisht deri më sot nuk u realizua.

Deri të shtunën nënshkrimet e kontratave dhe veprat kanë mbet vetëm në letër dhe duarshtrëngime të udhëheqësve, kurse koha e fillimit të punimeve nuk u respektua./Titulli.com/

Në Bujanoc kanë harruar gjuhën serbe!
Kolona dhe pritje të gjata tek Dheu i Bardhë (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration