"Dituria" shpërndan pakot e Bajramit nga Turniri Humanitar
Lokale

"Dituria" shpërndan pakot e Bajramit nga Turniri Humanitar

25.Jul.2014 20:53
0

Një sërë aktivitetesh kulturore, edukative e sportive kanë vazhduar të jenë pjesë e projekteve të organizuara nga Shoqata Kulturore “Dituria” me degët e saj në Preshevë dhe Bujanoc për muajin e Ramazanit.

Nën moton “Të ndihmohemi në mirësi e devotshmëri e mos të ndihmohemi në mëkate dhe armiqësi” gjatë javës së dytë të Ramazanit është zhvilluar Turniri Humanitar në futboll Ramazani 2014 në të dy qytetet e Luginës ku me një pjesëmarrje atraktive mes 60 ekipeve që veçojmë 44 në Preshevë dhe 16 në Bujanoc kanë vazhduar me sukses ndeshjet deri në përballjet finale që janë organizuar në qytetet përkatëse.

“Synimi i këtij turniri vazhdon të jetë solidarizimi me familjet në nevojë duke i motivuar të rinjtë e Luginës që të vlerësojnë humanitetin dhe të bëhen pjesë e veprave të mira në këtë muaj të mirësive të mëdha. Këtij karvani të Turnirit Tradicional të Ramazanit ju kanë bashkangjitë të gjitha ekipet me një pagesë simbolike si dhe sponzor të ndryshëm të cilët kanë shprehë vullnetin e tyre për të kontribuar”, thuhet në njoftimin e “Diturisë”, transmeton Titulli.

Si rrjedhojë nga Turniri kanë dal 70 Pako Humanitare  ku 45 pako janë shpërnda në regjionin e Preshevës ndërsa 25 pako janë shpërnda në regjionin e Bujanocit.

Në këtë mënyrë 70 familje në Luginë kanë qenë pjesë e mbështetjes me Pakon e Bajramit. Një Pako në vete ka përmbajt elementet kryesore që i nevojiten një familjeje për ditën e Bajramit, artikuj ushqimor për drekën e Bajramit si dhe artikuj higjienik.

“Shoqata Kulturore “Dituria” falënderon gjithë ata të cilët u bënë pjesë e këtij karvani duke dërguar tek 70 familjet nevojtare buzëqeshjen e Bajramit. Me këtë rast Shoqata Kulturore “Ditria” ju uron të gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit duke lutur Allahun e Madhëruar që të na e ketë pranuar agjërimin e muajit të Ramazanit dhe çdo vepër dhe adhurim që e kemi bërë gjatë këtij muaji të Bekuar.

“Dituria” thekson se festa e Bajramit të jetë një kohë reflektimi mbi vetet tona dhe të jetë koha e urimit, bashkimit, vëllazërimit dhe solidarizimit mes njëri tjetrit duke sjellë në familjet dhe shoqërinë tonë një frymë dhe model me parime e vlera. Urime! /Titulli.com/

Dorëzohet propozimi në Tiranë për studentët e Luginës
Në Bujanoc kanë harruar gjuhën serbe!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration