Festival Ballkanik edhe në Bujanoc? (Foto)
Lokale

Festival Ballkanik edhe në Bujanoc? (Foto)

12.Oct.2015 16:04
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët ka pritur në një takim tejet miqësor kryetarin e shoqërisë kulturoro-artistike "Nakem", Emir Pehlivan nga Bursa e Turqisë.

Gjatë takimit kryetari Musliu ka theksuar se “për Këshillin Kombëtar Shqiptar e rëndësisë së veçant është fusha e kulturës, patur parasysh impaktin e zhvillimeve kulturore në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar”.

Mysafiri nga Turqia, Emir Pehlivan, ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen me rastin mbajtjes së Festivalit jubilar Ndëkombëtar Ballkanik të folklorit në Bursa dhe takimet e zhvilluara me zyrtar të ndryshëm rreth ngritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave kulturore.

Vlen të theksohet se me këtë rast është diskutuar për bashkëpunimin dhe operacionalizimin e mbajtjes së një Festivali me përmasa ballkanike në Bujanoc, nën organizimin e KKSH-së dhe mbështetjes financiare nga shoqëria kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa, ku do të performohet me valle popullore tradicionale shoqëritë kulturoro-artistike nga i gjithë Ballkani.

Në takimin e zhvilluar në Bujanoc u shkëmbyen edhe dhurata të ndërsjella mes përfaqësuesve të KKSH-së dhe shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem”. /Titulli.com/

 

>>“Jehona” e Luginës në Bursa të Turqisë

Shembje shkëmbinjsh në rrugën e Breznicës (Foto)
Festa në Bujanoc mund të përfundojë me të arrestuar?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration