Dorëzohet propozimi në Tiranë për studentët e Luginës
Lokale

Dorëzohet propozimi në Tiranë për studentët e Luginës

25.Jul.2014 15:25
0

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe Bujanocit, Nagip Arifi janë takuar në Tiranë me ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Regjistrimi studentëve dhe kuotat për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës ishte takim i sotshëm pasi që ende kuotat për studentët shqiptarë nga trojet nuk është miratuar nga Këshilli Ministrave i qeverisë shqiptare, njofton shërbimi për informim i zyrës së kryetarit të komunës së Preshevës, transmeton Titulli.

Kryetari komunës së Preshevës,  Ragmi Mustafa pas takimit tha se ministres Nikolla i dhanë propozimin për numrin e studentëve për fakultetet përkatëse që duhen të pranohen në Universitete Publike në Shqipëri nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Sipas Mustafës, ministrja premtoi se do të ketë parasysh propozimin për student nga Lugina e Preshevës dhe në këshillin e ministrave do të kërkojë që të miratohen kuotat për vitin akademik 2014/2015.

Gjithashtu ministrja Lindita Nikolla bëri të ditur se rangimi i studentëve do të bëhet në bazë të suksesit nga shkolla e mesme, kurse në rast të konkurrencës së madhe do të mbahet provim për rata që janë me sukses dhe pikë të njëjta nga shkolla e mesme.

Mustafa tha se kjo formë është një punë e qëlluar për regjistrimin e studentëve sepse në vitet e kaluara ka pasur disi probleme ku regjistrimet janë bërë edhe në përfundim të semestrit të parë. /Titulli.com/

Bujanoc: Për pak të vdesë në rrugë, qytetarët i dalin në ndihmë (foto)
"Dituria" shpërndan pakot e Bajramit nga Turniri Humanitar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration