Bujanoci në festë!
Lokale

Bujanoci në festë!

08.Oct.2015 23:29
0
Fitorja e Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultat 2:0 ka nxjerrë qytetarët serb të Bujanocit për të festuar nëpër rrugë.

Festa filloi pas përfundimit të ndeshjes, ku me rënie të borive, flamuj të Serbisë dhe brohoritje “Serbia, Serbia”,  këta qytetarë shprehën gëzimin e tyre për rezultatin e arritur në “Elbasan Arena”, raporton Titulli.com.

Si qytetarët serb njashtu edhe ata shqiptarë kishin organizuar përcjelljen e ndeshjes Shqipëri – Serbi në ekrane të mëdha, në ambiente të mbyllura.

Ndonëse edhe shqiptarët e Bujanocit ishin përgatitur për një festim të ngjashëm, ky skenar nuk u realizuar dhe mbeti vetëm me një dëshirë për një fitore të kombëtares në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë dhe realizimin e ëndrrës për të prerë biletën drejt Parisit. /Titulli.com/

Shkrimtarët e Luginës orë letrare për nxënësit e Medvegjës !... (Foto)
Shëndetësia në komunën e Preshevës në gjendje "alarmante" (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration