Trupi Koordinues: Nga 588 aplikues, 312 fituan bursën (Dokument)
Lokale

Trupi Koordinues: Nga 588 aplikues, 312 fituan bursën (Dokument)

07.Oct.2015 18:05
0
Komisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në këto komuna, ka bërë radhitjen e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për të fituar bursën që ndan ky organ shtetëror.

Për bursa dedikuar nxënësve të shkollave të mesme me banim në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2015/2016, kanë aplikuar 588 nxënës, ndërsa 312 prej tyre kanë marrë pikët e nevojshme, duke përmbush kështu kriteret e parashtruara në konkurs për të qenë përfitues të bursës, transmeton Titulli.

Rezultatet e shpallura sot janë preliminare, andaj kandidatët të cilët mendojnë se i është bërë ndonjë padrejtësi, mund të dorëzojnë ankesën e tyre në afat prej tetë ditësh nga dita e sotme, në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Kandidatët të cilët emrat në listë i kanë të radhitura nga numri 1 deri në 312, janë të përzgjedhur për të marrë bursë, ndërsa të gjithë të tjerët nën vijën e kuqe (nga numri 313 deri në 588) nuk kanë marrë pikë të mjaftueshme për të përfituar bursën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Të drejtë për aplikim në konkursin e Trupit Koordinues kishin të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban, Vranjë të cilët në momentin e dorëzimit të lutjes në konkurs kishin vendbanim në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

KLIKO për rezultatet...

Bujanoci pa informacione për hapjen e Qendrës për pranim të emigrantëve (Video)
Benedikt në Preshevë: Gjithçka po funksion mirë, 10 milion euro ndihmë nga komisioni evropian (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration