Shkolla fillore "9 maji" në Leran të Preshevës, institucion arsimorë i përzier etnikisht  (foto)
Lokale

Shkolla fillore "9 maji" në Leran të Preshevës, institucion arsimorë i përzier etnikisht (foto)

06.Oct.2015 11:11
0
Në shkollën fillore "9 maji" në fshatin Leran të komunës së Preshevës procesi edukativo-arsimor zhvillohet në një mjedis të përzierë të nxënësve ku ndjekin mësimet në paralelet e ndara nëpër tetë fshatra përreth.

Drejtori i kësaj shkolle,  Rami Hyseni për Titulli.com është shprehur se procesi mësimor ka filluar me kohë në qendër dhe në paralelet e ndara që gravitojnë nëpër fshatra.

Sipas tij, brengë kryesore mbetet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. 

“Numri i paraleleve të ndara është tetë sosh dhe atë “në Çukarkë, Mamincë, Hashan, Sllavujevc, Strezoc, Gerajt, Bushtran dhe Svinjishtë. Ndërsa kemi të angazhuar 65 punëtorë arsimor, prej tyre 4 arsimtarë janë të gjuhës serbe. Numri i përgjithshëm i nxënësve është 390, prej tyre 55 serbë të ndarë në pesë paralele”, theksoi Rami Hyseni. 

Gjuha serbe si gjuhë joamtare mësohet edhe në paralelet shqiptare të kësaj shkolle.

Sipas arsimtarit të kësaj lënde, Goran Lubiq cikli i ulët shkollor ka 10 orë në gjuhën serbe në javë, dhe atë klasa e parë dy orë, e dyta poashtu dy orë, klasa e tretë dhe e katërta nga tre orë mësimore nga gjuha serbe.

“Ka nxënës të cilët vijnë me interesim të madh për ta mësuar gjuhën serbe dhe luftojnë për të nxënë sa më tepër dituri, por ka të atillë që nuk janë edhe aq të interesuar dhe nuk janë aktiv në orë”, tha Lubiq për Titulli.com. 

Nxënësja pranë shkollës fillorë “9 Maji” në Leran, Engjëllushe Avdiu duke folur për mësimet e gjuhës serbe ajo potencoi se  ka interesim për të mësuar këtë lëndë.

“E kuptoj sadopak  gjuhën serbe, jam aktive në përsëritje të njësive mësimore, ku nuk e kuptoj kërkoj sqarime nga arsimtari. Pra në përgjithësi jam e interesuar që ta mësoj gjuhën serbe”, deklaroi ajo.

Leutrim Halimi,  një nxënës tjetër gjithashtu  pohoi se ka pengesa sa i përket disa shprehjeve gjatë shpjegimit në orën e gjuhës serbe por me ndihmën e arsimtarit edhe ato i tejkalon, tha ai. 

Lidhur me mësimet e gjuhës serbe nëpër shkollat shqipe në Luginë të Preshevës si gjuhë joamtare, nxënësit kanë vërejtjet e tyre duke u nisur se tekstet e gjuhës serbe  leximi, gramatika dhe fletorja e punës, nuk janë adekuate për nxënësit shqiptar, porse janë të njëjta si për nxënësit serb./Titulli.com/

Shpresim Sadiku: Preshevari i "˜Matematikës' që detyroi rreth 1000 serbë të duartrokasin për suksesin e tij
Kjo është lista e studentëve të Luginës të pranuar në Shqipëri (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration