Së shpejti audicioni i spektaklit "Talenti i Luginës"(Video)
Lokale

Së shpejti audicioni i spektaklit "Talenti i Luginës"(Video)

05.Oct.2015 21:49
0
Pavarësisht situatës së krijuar pas procesit të privatizimit, Radio Televizioni Presheva po vazhdon misionin a saj në zbatimin e skemës programore.

Në kuadër të plan – programit kanë filluar përgatitjet për edicionin e pestë të spektaklit zgjedhim ‘’Talentin e Luginës. Sipas kryeredaktorit të Radio Televizionit Presheva Hasan Hasani ky spektakël ka për qëllim zbulimin e talentëve të rinjë si në këndim, recitim ,imitim ,akrobacion, instrumente dhe shumë sfera të tjera që çdo vit e bëjnë të veçantë këtë spektakël.
“Ky është edicioni pestë i spektaklit zgjedhim talentin e Luginës , dhe tashmë përgatitjet kanë filluar , pjesa e marketingut është kryer dhe shpresojmë që të rinjtë të lajmërohen dhe të mos hezitojnë pasi është mundësi për të shfaq vlerat e tyre’’ është shprehur Hasani.

Kandidatë të moshave të ndryshme mund të marrin pjesë në këtë eveniment të cilët kanë interesim që ti shprehin aftësitë e tyre.

Ky spektakël tashmë ka dhënë sinjalet pozitive , pasi shumë pjesëmarrës përgjatë këtyre edicioneve kanë arrit që të jenë pjesë edhe e spektakleve tjera në rajon duke rrëmbyer çmime të ndryshme . Ne inkurajojmë të gjithë që të marrin pjesë, pasi Lugina ka shumë talent e që për ta nuk dinë lagja , fshati apo dhe qyteti , andaj është mundësia e tyre që të vënë në pah aftësitë e tyre pasi RTV Presheva kalon për tej kufijve kur dihet se programi i saj emetohet edhe në paketën 21 Smart Ëorld TV në Evropë e SHBA ka thënë mes tjerash kryeredaktorit të Radio Televizionit Presheva Hasan Hasani .

Faza e aplikimit për audicionin e talentit të Luginës tani më veç ka filluar , ku dhe më pas do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve nga juria profesionale. Spektakli Talenti i Luginës do të jetë 3 net , ku fillimisht bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do të jenë pjesë e dy gjysmëfinaleve. Spektakli Talenti i Luginës fillon nga data 14 tetor në shtëpinë e kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ në Preshevë .

VIDEO: 

 

Ndër 15 bagëtitë më të mira në Serbi edhe demi nga Konçuli
Shpresim Sadiku: Preshevari i "˜Matematikës' që detyroi rreth 1000 serbë të duartrokasin për suksesin e tij
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration