Kërcënohet me jetë gazetari Argjent Goga
Lokale

Kërcënohet me jetë gazetari Argjent Goga

05.Oct.2015 21:36
0
Kërcënohet me jetë gazetari dhe kryeredaktori i portalit informativ Titulli.com Argjent Goga.

Gazetari është ndaluar nga personi i identifikuar M.A. pas shkrimit të publikuar më 1 tetor mbi mënyrën e funksionimit të klubeve të natës në Luginë të Preshevës, respektivisht në komunë të Bujanocit.

“Ka pasur disa kërcënime ndaj mej edhe më herët, ndërsa ky i fundit u bë nga një person shumë i rrezikshëm. M.A. më ndaloi në rrugë afër shtëpisë sime duke më kërcënuar me likuidim lidhur me artikullin e shkruar mbi prostitucionin në komunë të Bujanocit. Më tha se na keni humbur punën dhe se do të vrasë nëse të takojë sërish”, u shpreh Argjent Goga.

Në ditën e kërcënimit gazetari ka njoftuar policinë në Bujanoc, të cilët deri në këtë moment nuk e kanë ndaluar personin në fjalë.

Gazetari Goga njihet për temat e tij investiguese në këtë rajon, ndërsa ai shpesh ka qenë viktimë e kërcënimeve të ngjashme. Kërcënimet serioze me jetë ndaj tij janë shtuar që nga shkrimi mbi moszbatimin e dygjuhësisë nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Arsim Bajrami.

Ndonëse ky rast është kallëzuar në polici edhe pas gati tre muajsh nuk është ndërmarrë asnjë masë ndalimi. /Titulli.com/

Historiku i shkurtër i Preshevës si regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore (Foto)
Ndër 15 bagëtitë më të mira në Serbi edhe demi nga Konçuli
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration