Bujanoc: Autobusi me emigrantë godet kamionin, një i vdekur (Video)
Lokale

Bujanoc: Autobusi me emigrantë godet kamionin, një i vdekur (Video)

05.Oct.2015 10:23
0
Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar rëndë dhe lehtë në aksidentin në mes të kamionit dhe autobusit i cili po barte emigrantë. Përplasja ka ndodhur në autostradën Preshevë "“ Vranjë, në Bujanoc.

Një grua ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të marra nga ndeshja e kamionit me autobusin me emigrantë, ndërsa nëntë udhëtarë janë lënduar (një rëndë, ndërsa tetë lehtë), njofton televizioni publik i Serbisë, transmeton Titulli.com.

Pacientët e lënduar janë dërguar për shërim në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, ndërsa shtatë prej tyre janë lënë të lirë pas marrjes së kujdesit shëndetësor.

Një mashkull me thyerje të rëndë të këmbës është drejtuar për në Nish. Në spitalin e Vranjës gjendet edhe një fëmijë trevjeçar i cili është në vëzhgim dhe po kryhet diagnostifikimi. Fëmija është në përcjellje të nënës, e cila nuk ka pësuar lëndime.

Aksidenti ku pësuan refugjatët ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30 minuta, pasi kamioni me targa të Maqedonisë është përplasur me autobusin me regjistrim të Leskocit, i cili po barte refugjatët nga Presheva për në Shid (në kufi me Kroacinë).

Siç mësohet, autobusi ka goditur kamionin i cili gjendej në korsinë e emergjencës.

Në kujdesin e udhëtarëve të lënduar në vend ngjarje janë angazhuar katër vetura të ndihmës së parë, dy nga Vranja dhe nga një prej Bujanocit dhe Preshevës.

Aksidenti ndodhi në autostradën Vranjë – Preshevë, rreth dy kilometra nga Bujanoci. /Titulli.com/

VIDEO

Xhelal Memeti jep dorëheqje nga drejtimi i Fondit Humanitar (Video&dokument)
Boshnjakë e shqiptarë njihen me problemet e njëri-tjetrit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration