Të hënën mësohet fati i librave shqip të bllokuara nga Serbia (Video)
Lokale

Të hënën mësohet fati i librave shqip të bllokuara nga Serbia (Video)

04.Oct.2015 20:57
0
Politika po i mban peng librat shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës, të cilët u dërguan si donacion nga Ministria e Arsimit e Kosovës.

Për këtë çështje, është biseduar edhe në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

“Ia kemi bërë të qartë qeverisë së Serbisë se do të ketë masa të reciprocitetit. Nëse këta libra nuk shkojnë në duar të nxënësve shqiptarë të Luginës, në Kosovë nuk do të lejohet asnjë libër nga Serbia”, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, raporton KTV.

Kurse, këshilltari juridik i ministrit të arsimit, Arsim Bajrami, Azem Guri, ka deklaruar se Ministria e Arsimit e Serbisë ende është duke e bërë verifikimin e përmbajtjes së këtyre librave.

Guri ka treguar se ende nuk dihet se kur do të zgjidhet kjo çështje.

Pas kërkesës së Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, për furnizim me libra nga Kosova, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kishte marrë vendim për dhurimin e një donacioni prej më shumë se 103 mijë ekzemplarëve, transmeton Koha.net.

Mirëpo, dy kamionët me libra që shkuan më 9 shtator në Luginë të Preshevës, kanë mbetur të bllokuar në terminalin doganor në Preshevë. /Tituli.com/

Pas Preshevës, Qendër për pranim të emigrantëve edhe në Bujanoc (Foto)
Xhelal Memeti jep dorëheqje nga drejtimi i Fondit Humanitar (Video&dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration