E kërkuara nga Interpoli, Leme Xhema, kërkon votën në Fushë Kosovë
Lokale

E kërkuara nga Interpoli, Leme Xhema, kërkon votën në Fushë Kosovë

05.Sep.2015 16:51
0
Ish-drejtoresha e PTK-së, e kërkuara nga Interpoli dhe e dënuar në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, Leme Xhema, pritet të vizitojë nesër Fushë Kosovën për të kërkuar votën e banorëve të Medvegjës, të cilët aktualisht jetojnë në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 13 shtator në Medvegjë, ku ajo është kandidate për këshilltare komunale.

Koalicioni PVD - UDSH për Medvegjën, njofton se nesër (më 6 shtator) në orën 12:00, do të mbajë tubim promovues zgjedhor në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale në Komunën e Medvegjës.

Në listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë të këtij koalicioni është edhe Leme Xhema, e kërkuara nga Interpoli dhe e dënuara në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Telegrafi.

Në njoftimin e lëshuar nga Shtabi Zgjedhor i koalicionit PVD – UDSH, e në të cilin janë: Rexhep Abazi Leme Xhema, Hamdi Halimi, Fadil Selmani, Llukman Halili dhe Ajet Duli, u bëhet ftesë qytetarëve të Fushë Kosovës që të marrin pjesë në tubimin promovues, ku do të shpaloset programi zgjedhor i këtij koalicioni për zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës, që do të mbahen më 13 shtator.

Leme Xhema ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së. Ajo më 2011 u dënua me tre vjet heqje lirie nën akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrjes në kontratë të dëmshme.  /Titulli.com/

Kujtesë historike: Arsimi shqip në Luginë të Preshevës në vitin 1991, cilat libra u kritikuan ashpër?
Leme Xhema është e lirë, lënda e saj është vjetëruar!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration