Kujtesë historike: Arsimi shqip në Luginë të Preshevës në vitin 1991, cilat libra u kritikuan ashpër?
Lokale

Kujtesë historike: Arsimi shqip në Luginë të Preshevës në vitin 1991, cilat libra u kritikuan ashpër?

05.Sep.2015 16:15
0
Më 18 maj 1991, në Preshevë u mbajt Tribuna tematike: Arsimi shqip në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilën e organizuan Komisionet e Arsimit, Kulturës dhe Informimit i Partisë për Veprim Demokratik, i Partisë Demokratike Shqiptare, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë-dega në Preshevë dhe Forumi i Intelektualëve Shqiptarë-dega në Preshevë.

Siç doli nga referimet dhe diskutimet në tribunë, arsimi shqip në këto tri komuna ishte në gjendje të vështirë dhe po i përjetonte gati të gjitha të këqijat dhe peripetitë e shkollave shqipe në ish_Jugosllavi, si në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.

Në thumb të kritikës së tribunës, sidomos ishin disa plan-programe serbiane të lëndëve mësimore dhe disa tekste mësimore, ku shumë pak ose fare nuk u përfshin: kultura, gjuha, letërsia dhe historia shqiptare si dhe kur shkruhet për to, shkruhet në mënyrë joshkencore e poshtëruese, me çka u tha se tash e tutje nuk duhet të pajtohemi.

Në Tribunë u kritikuan ashpër tre tekstet e gjuhës dhe letërsisë shqipe për klasën e parë, të dytë dhe të tretë të shkollës fillore, për të cilat u tha se janë hartuar me porosi nga Beogradi dhe se nuk kanë vlera profesionale, artistike, pedagogjike, metodike.

Në Tribunë, poashtu u fol edhe për çështjet e udhëheqjes së administratës në shkollat shqipe sepse udhëhiqet shqip e serbisht, kurse në disa shkolla shqipe vetëm në gjuhën serbe dhe me alfabet qirilik.

Në fund të kësaj Tribune tematike u nxorrën disa konkluzione, të cilat duhet t’i paraprijnë aktivitetit dhe veprimit të mëtutjeshëm në procesin e zhvillimit dhe përparimit të arsimit shqip në këto treva: 
- të respektohen të gjitha Konventat ndërkombëtare lidhur me të drejtën në arsim të të gjitha kombeve, 
- të sigurohet pozita adekuate e dinjitetit moral dhe material e shkollës shqipe, në të gjitha shkallët e shkollimit, 
- në të gjitha mjediset, shkollimi, komunikimi publik dhe administrative të bëhet në gjuhën amtare, 
- plan-programet dhe tekstet mësimore të jene unike, për të gjitha shkollat shqipe dhe të hartohen nga institucionet më të larta shkencore shqiptare të Kosovës e jo nga individët e pakualifikuar për hartimin e tyre, 
- në plan-programet dhe tekstet mësimore të përfshihet në mënyrë adekuate gjuha, letërsia, kultura, historia e tradita shqiptare, 
- gjuha dhe letërsia serbe të mësohet si fakultative në shkollat shqipe, 
- të merret aksioni për vijimin e rregulltë në shkolla, sidomos të vajzave shqiptare, 
- të apelojmë tek arsimtarët e Shkollave shqipe për një punë vetëmohuese në procesin edukativo-mësimor, pa marrë parasysh vështirësitë të situatës politike, sepse edukojnë dhe arsimojnë fëmijët shqiptarë dhe 
- të apelojmë tek prindërit dhe qytetarët shqiptarë që të kenë mirëkuptim ndaj punës, pozitës së vështirë materiale e morale të arsimtarëve dhe të jenë të gatshëm që punën e arsimtarëve ta përkrahin në çdo situatë që bie arsimi shqip.

SOT, SHTROJMË PYETJEN: SA PO REALIZOHEN NË SHKOLLAT SHQIPE KËTO KONKLUZIONE!?

Përgatiti: Xhemaledin Salihu-Preshevë

 

 

 
 
Nexhmedin Saqipi: Hiqni dorë nga politizimi i lëndës fetare
E kërkuara nga Interpoli, Leme Xhema, kërkon votën në Fushë Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration