Ahmeti dhe Musliu kërkojnë reciprocitet
Lokale

Ahmeti dhe Musliu kërkojnë reciprocitet

04.Sep.2015 20:41
0
Në selinë e partisë në Tetovë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të partisë Lëvizja e Progresit Demokratik nga Bujanoci, Jonuz Musliu.

Temë kryesore e këtij takimi ka qenë situata aktuale në Luginën e Preshevës, respektimi i të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës, pas situatës së re të krijuar nga marrëveshja e arritur për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, pas kthimit nga Maqedonia i ka thënë portalit informativ Titulli.com se takimi ishte shumë i frytshëm dhe se është biseduar për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Musliu me këtë rast ka thënë se Ahmeti ka përkrahë reciprocitetin e të drejtave me serbët e Kosovës, pasi shqiptarët në Luginë nuk janë të barabartë.

Më 12 shtator do të mbahet seance e këshilltarëve të tre kuvendeve shqiptare, iniciativë e ndërmarrë pas pakënaqësisë së shprehur nga spektri politik i Luginës me pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sidomos pas dhënies së Asociacionit serbëve në Kosovë. /Titulli.com/

Kif dhe Stankoviq në Preshevë: Autoritetet dhe personeli shëndetësor po ndihmojnë emigrantët
Nexhmedin Saqipi: Hiqni dorë nga politizimi i lëndës fetare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration